“Le të kërkojmë që Zoti të prekë zemrën tonë në vështirësitë, problemet dhe shqetësimet tona”!
“Le të kërkojmë që Zoti të prekë zemrën tonë në vështirësitë, problemet dhe shqetësimet tona”!
Të gjithë ne të dashur besimtarë jetojmë brënda kësaj mrekullie të krijimit të Perëndisë dhe supozohej që përderisa jetojmë brënda kësaj mrekullie të Perëndisë, jeta jonë do të ishte një jetë e lumtur, plot gëzim dhe plot me bekimet e Perëndisë.
Por, fatkeqësisht në jetën tonë ndeshemi, përballemi me shumë sfida, me shumë vështirësi, me shumë shqetësim, me shumë dhimbje.
Madje ka disa momente kur në jetën tonë, ndodh që shqetësimit tonë të madh ti bashkohet një shqetësim tjetër akoma më i madh. Të tilla momente janë shumë të vështira për jetën tonë.
Le të kujtojmë pak historinë e asaj gruas së ve që dëgjuam në Ungjillin e sotëm.
Ajo ishte një grua e ve që kishte humbur burrin e saj, dhe pas pak kohe ka një dhimbje tjetër akoma më të madhe, humbet djalin e saj të vetëm. Birin e vetëm që kishte!
Çfarë dhimbje kishte ajo nënë, ajo grua!
Shpesh herë edhe ne ndodhemi në të tilla situata me të tilla dhimbje, dhe kushdo nga ne mund ti ketë bërë pyetjen vetes së tij, ndoshta edhe Zotit : Përse?! Përse të ndodh kjo gjë në jetën time? Përse të ketë kaq shumë dhimbje dhe probleme dhe vështirësi në jetën time?
Dhe kur shikojmë në jetën tonë, shoqërinë tonë, mbarë botën, shikojmë kaq shumë probleme, shqetësime vështirësi, luftëra, vuajtje themi pse? Pse të ndodhin të tilla gjëra?!
Përgjigjia nuk është e lehtë! Për të tilla pyetje, mund të themi shumë gjëra, por një gjë e themi me siguri.
E para: Perëndia është Perëndi i dashurisë, dhe prej dashurisë së Tij nuk buron asgjë e keqe!
Domethënë ,që asgjë gjë që ndodh në jetën tonë, çdo gjë e dhimbshme që ndodh në jetën tonë nuk e ka burimin nga Perëndia!
Për këtë duhet të sigurohemi, dhe ta kemi të plotë dhe të sigurtë në mëndjen dhe zemrën tonë!
E dyta: Të gjitha këto pasiguri që ndeshim janë pasojë e mëkatit tonë!
Tek ne është dëmtuar rëndë Ikona e Perëndisë nga mëkati jonë, kështu që parametrat tanë nuk punojnë ashtu si duhet, nuk funksionojnë ashtu si duhet dhe patjetër bëjmë plot gabime në jetën tonë!
Dhe këto gabime sjellin pasoja, sheqtësime dhe hidhërime!
E treta: Njeriu është i lirë! Është dhuratë e Perëndisë liria që është dhënë në zemrën e secilit prej nesh. Kështu që, me lirinë tonë ne zgjedhim të bëjmë të mirën apo të keqen.
Dhe në të gjitha këto që shikojmë, nuk është se Perëndia na detyron. Është zgjedhja jonë e lirë për veprimet dhe gabimet tona!
E fundit!
Sigurisht që kemi një armik të përbashkët, një armik shpirtëror, frymor i cili në të gjitha mënyrat përpiqet të sjell shqetësime dhe probleme të ndryshme që të na largojë nga Perëndia. Të na largojë nga burimi i jetës dhe i gëzimit!
Pavarsisht gjithë këtyre ne nuk duhet të dorëzohemi në vështirësitë dhe sfidat tona.
Ka arsye pse Zoti i lejon ato në jetët tona.
Tregojnë për një misionar në Indi, i cili kishte pothuajse 8 vite që punonte atje, sëmuret papritur dhe gjëndja e tij shëndetësore sa vinte dhe përkeqësohej.
Dhe mjekët i thanë që duhet të largohej me patjetër nga India dhe të kthehej në vendin e tij, nëse donte me të vërtetë të shpëtonte jetën e tij.
Por, ishte njeri i lutjes dhe vazhdimisht i lutej Perëndisë për vështirësinë e tij. Dhe një nga netët e lutjes së tij ai dëgjon zërin e Zotit që i thotë : A je gati të më shërbesh?! A je gati për veprën që unë të të shpëtoj?!
Ai thotë unë nuk jam i shëndteshëm, prandaj jam i pamundur të shërbej.
Ma jep mua problemin dhe shqetësimin tënd dhe unë do ta zgjidh atë.- Dakort jam o Zot!
Dhe me të vërtetë mrekullia ndodh. Ndaj tregon ai person që si erdhi menjëherë shëndeti.
Rrugës kur shkonte për në shtëpi dukej sikur fluturonte. Çdo gjë që prekte, i dukej sikur prekte në tokë të shenjtë! Kishte gjetur paqe, qetësi dhe gëzim brënda jetës së tij.
Dhe ai thoshte: Më kishte prekur Zoti, më kishte prekur zemrën dashuria e Krishtit. Dhe ai vazhdoj edhe tridhjetë e ca vjet të tjera të shërbente Zotit, Krishtit në atë vënd që Zoti e kishte caktuar.
Kështu duhet të jetë edhe me ne! Në çdo moment të vështirë të dhimbjes problemeve, vështirësive, le të kërkojmë që të na prekë Krishti, të na prekë dashuria e Krishtit.
Ashtu siç Krishti vajti preku atë fëmijën, djaloshin e vdekur të gruas së ve dhe e ringjalli atë, le të kërkojmë që edhe Zoti të prekë zemrën tonë në vështirësitë dhe problemet dhe shqetësimet tona.
Edhe në të vërtetë nëse do na prekë dashuria e Krishtit Ai do të na sjellë paqen gëzimin dhe do të vazhdojmë me Hirin e Tij udhëtimin tonë drejt Perëndisë! Amin!
Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, e Diela e III-te e Lukait, dt. 9/10/2022
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










