“Le të shijojmë bekimet e Zotit”!
Të dashur besimtarë, nëse dikush do të na pyeste që kujt i ngjajmë më tepër, mizës apo bletës, ne me siguri do të thoshim që i ngjajmë bletës. Në fakt ndonëse shumë nga ne e konsiderojmë veten “bletë” ne sillemi si “mizë”.
Shën Paisi thoshte, unë njerëzi i ndaj në dy kategori, në “ mizë” dhe në “bletë”. Miza po të shikojë një vend plot me lule dhe në një cep një papastërti do të shkojë të qëndrojë te papastërtitë . Nëse dikush e pyet mizën nëse i ka parë lulet, ajo do të përgjigjet nuk pashë veç papastërti. Ndërsa një bletë në një vend plot papastërti dhe diku në një cep të gjendet një lule, bleta do të shkojë të qëndrojë te lulja dhe do të mbledh nektarin e saj. Nese dikush do të pyeste bletën nëse ajo kishte parë papastërtitë, ajo do të thoshte se nuk kishte parë gjë veç lule.
Edhe ne shpesh herë veprojmë si miza, harrojmë të mirat dhe bekimet që kemi dhe fokusohemi në gjërat e vështira, problemet dhe shqetësimet. Periudha e karantinës dhe situata e famshme me Covidin na dhanë një mësim të mirë. Na bënë që të vlerësojmë shumë gjëra të cilat ne kishim. Pamë sa gjë e madhe dhe e rëndësishme është që kemi lirinë dhe mundësinë të shkojmë në kishë. Të marim pjesë në shërbesat de Liturgjinë e kishës. Sa me vlerë është që të kemi mundësi të takohemi, të bisedojmë, të qajmë hallet me njëri-tjetrin.
Sigurisht do të ketë dhe njerëz që janë “miza” që shikojnë vetëm katastrofa edhe fatkeqësi. Këta janë si ata njerëz të cilët lexojnë pjesën e Ungjillit të sotëm vetëm në vargjet ku flitet për farën që e mori zogu grabitqarë, për farën që u tha në gurishte dhe për faën që u mbyt nga ferrat. Këta nuk lexojnë ose nuk duan të kujtojnë vargun që flet për farën e mirë që dha fryte të bollshme.
Janë këta njerëz të cilët flasin vetëm për 666, për Antikrishtin dhe për ngjarjet apokaliptike. Këta njerëz e kanë lexuar Zbulesën deri në kapitullin e 18-të, nuk e kanë lexuar deri në fund ku thuhet që Krishti do të vijë përsëri, do të mund të keqen dhe djallin. Do të vendosë mbretërinë e Tij. Harrojnë të lexojnë kapitujt e fundit ku flitet për gëzimin e Parajsës qiellore.
Është e vërtetë që jeta jonë është plot me vështirësi, shqetësime dhe gëzimet janë të pakta. Ashtu edhe si në paravolinë me farën e mbjellë, tre nga katër tokat ishin të këqija e nuk dhanë fryte dhe vetëm njëra ishte tokë e mirë që dha fryte.
Po ne të dashur besimtarë, pavarësisht këtyre le t’i ngjajmë bletëve, duke parë lule dhe duke marrë nektarin. Duke parë bekimet e Zotit dhe duke shijuar gëzimin e tyre.
Shkenctarët thonë se kur të zhduken bletët do të marrë fund edhe jeta. Etërit theksojnë se derisa të ketë shenjtorë, derisa sa të ekzistojë fara e mirë e besës, njerëzimi do të ekzistojë.
Kjo vjen në sigurinë që kemi se gjithçka është në dorën e Zotit. Gjithçka do të përmbushet sipas planit të Tij.
Fjala e Zotit do të realizohet. Amin
*Nga predikimi i Mitropolitit te Apollonise & Fierit, +Nikolla, e Diela IV e Llukait, dt. 11/10/2020

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










