06/06/2023 06/06/2023 Në datë 2 Qershor 2023, Kolegji Universitar “LOGOS” organizoi një leksion të hapur në kuadrin e Javës Kulturore Greke në Shqipëri. Leksioni me temën “Demokracia Athinase e periudhës klasike dhe bota moderne” u mbajt nga Profesor Athanasios Angelos Efstathiou, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Ionian. Gjatë leksionit, prof. Efstathiou përshkroi karakteristikat kryesore...
06 Ιουνίου, 2023 - 18:24

LEKSIONI I HPUR ME TEMEN : DEMOKRACIA ATHINASE E PERIUDHES KLASIKE DH E BOTA MODERNE

Διαδώστε:
LEKSIONI I HPUR ME TEMEN : DEMOKRACIA ATHINASE E PERIUDHES KLASIKE DH E BOTA MODERNE

Në datë 2 Qershor 2023, Kolegji Universitar “LOGOS” organizoi një leksion të hapur në kuadrin e Javës Kulturore Greke në Shqipëri. Leksioni me temën “Demokracia Athinase e periudhës klasike dhe bota moderne” u mbajt nga Profesor Athanasios Angelos Efstathiou, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Ionian.

Gjatë leksionit, prof. Efstathiou përshkroi karakteristikat kryesore të demokracisë në epokën klasike, me fokus të veçantë në funksionimin e administratës publike. U theksuan gjithashtu edhe ndikimet diakronike të demokracisë Athinase në vlerat e sotme politike, meqenëse sistemi demokratik i botës moderne po merr një përkufizim të ri dhe po reformohet sipas faktorëve të rinj përcaktues politikë dhe socialë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë që të shtrojnë pyetje dhe të kontribuojnë në diskutimet e mbajtura duke ndarë mendime dhe ide të ndryshme.
Leksioni u ndoq dhe nga Fortlumuria e Tij Kryepiskopi Anastas, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, njëkohësisht dhe President i Fondacionit LOGOS.

Kolegji Universitar Logos

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων