02/11/2020 02/11/2020 E hënë, 2 nëntor 2020 – Leximet biblike. APOSTULLI – Kolosianëve 2:13-20. Edhe ju, duke qenë të vdekur në faje e në parrethprerjen e mishit tuaj, ju bëri të gjallë bashkë me atë, duke ju falur gjithë fajet; edhe duke shuar dorëshkrimin e porosive që ishte kundër nesh, edhe këtë e hoqi nga mesi, duke...
02 Νοεμβρίου, 2020 - 12:35

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E hënë, 2 nëntor 2020 – Leximet biblike.
APOSTULLI – Kolosianëve 2:13-20.
Edhe ju, duke qenë të vdekur në faje e në parrethprerjen e mishit tuaj, ju bëri të gjallë bashkë me atë, duke ju falur gjithë fajet; edhe duke shuar dorëshkrimin e porosive që ishte kundër nesh, edhe këtë e hoqi nga mesi, duke e mbërthyer atë në kryq. Edhe pasi i zhveshi kryesitë dhe pushtetet, i bëri shembull faqe të gjithëve, duke triumfuar mbi ata nëpërmjet tij.
Le të mos ju gjykojë pra askush për ngrënie a për pirje, ose për gjëra që kanë të bëjnë me festa a me hënë të re, a me të shtuna, të cilat janë hije të gjërave që kanë për të ardhur, po trupi është i Krishtit. Askush le të mos jua heqë juve çmimin duke u shtirë sikur do përulësinë dhe adhurimin e engjëjve, duke hyrë në punë që s’i ka parë, duke u fryrë më kot prej mendjes së mishit të tij, edhe nuk mban kreun, Krishtin, prej të cilit gjithë trupi, duke u mbajtur e duke u lidhur bashkë me anë të nyjeve e të bashkëlidhjeve, rritet sipas rritjes që do Perëndia.
Në qoftë pra se vdiqët bashkë me Krishtin nga elementët e botës, përse duke jetuar në botë jeni nën urdhra.
* * * * *
UNGJILLI – Llukai 11:29-33.
Edhe ndërsa po mblidheshin turmat, zuri të thotë: Ky brez është brez i lig; kërkon shenjë dhe shenjë nuk do t’i jepet përveç shenjës së profetit Jona. Sepse sikurse Jonai u bë shenjë në ninevitët, kështu edhe Biri i njeriut do të jetë shenjë në këtë brez.
Mbretëresha e Jugut do të ngrihet në gjykimin bashkë me njerëzit e këtij brezi, edhe do t’i dënojë; sepse erdhi nga anët e fundit të dheut që të dëgjojë urtësinë e Solomonit; edhe ja këtu ka më tepër se Solomon. Burrat e Ninevisë do të ngrihen në gjykimin bashkë me këtë brez, edhe do ta dënojnë; sepse u penduan në predikimin e Jonait; edhe ja këtu ka më tepër se Jonà.
Edhe asnjë, kur ndez kandil nuk e vë në vend të fshehur, as nën shinik, po mbi kandiler, që të shohin dritën ata që hyjnë brenda.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων