14/06/2021 14/06/2021 E hënë, 14 qershor 2021 – Leximet biblike. APOSTULLI – Veprat e Apostujve 21:8-14. Edhe të nesërmen, dolëm e erdhëm në Qesari dhe si hymë në shtëpinë e Filip Ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, qëndruam pranë tij. Edhe ky kishte katër bija virgjëresha që profetizonin. Edhe ndërsa ne ishim duke qëndruar atje mjaft...
14 Ιουνίου, 2021 - 16:19

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E hënë, 14 qershor 2021 – Leximet biblike.
APOSTULLI – Veprat e Apostujve 21:8-14.
Edhe të nesërmen, dolëm e erdhëm në Qesari dhe si hymë në shtëpinë e Filip Ungjilltarit, që ishte një nga të shtatët, qëndruam pranë tij. Edhe ky kishte katër bija virgjëresha që profetizonin.
Edhe ndërsa ne ishim duke qëndruar atje mjaft ditë, zbriti nga Judea një profet që quhej Agaf. Edhe si erdhi tek ne, mori brezin e Pavlit dhe si lidhi duart e këmbët e tij tha: Këto thotë Fryma e Shenjtë, kështu do ta lidhin Judenjtë në Jerusalem atë burrë, i të cilit është ky brez, edhe do t’ua dorëzojnë kombeve.
Edhe kur dëgjuam këto, i luteshim edhe ne edhe vendasit të mos ngjitet ai në Jerusalem. Po Pavli u përgjigj: Ç’bëni kështu duke qarë e duke copëtuar zemrën time? Sepse unë jam gati jo vetëm të lidhem, po edhe të vdes në Jerusalem për emrin e Zotit Jisu.
Edhe pasi nuk i mbushej mendja, pushuam, duke thënë: Le të bëhet dëshira e Zotit.
* * * * *
UNGJILLI – Llukai 4:22-30.
Edhe të gjithë dëshmonin për të, dhe çuditeshin për fjalët e hirit që dilnin prej gojës së tij, dhe thoshin: A nuk është ky i biri i Josifit?
Edhe ai u tha atyre: Patjetër do të më thoni këtë proverb: Mjek, shëro veten tënde. Do me thënë, sa dëgjuam që janë bërë në Kapernaum, bëji edhe këtu në vendin tënd. Po ai tha: Me të vërtetë po ju them juve, se asnjë profet nuk është i pranuar në vendin e vet.
Edhe me të vërtetë po ju them juve, shumë të veja ishin në Izrael në ditët e Ilias kur u mbyll qielli tre vjet e gjashtë muaj, kur u bë një zi e madhe mbi gjithë dhenë. Po tek asnjë nga ato nuk u dërgua Ilia, përveç në Sareptë të Sidonës tek një grua e ve.
Edhe shumë lebrozë ishin në Izrael në kohën e profetit Elise; po asnjë nga ata nuk u pastrua, përveç Neman Sirianit.
Edhe të gjithë në sinagogë, kur dëgjuan këto, u mbushën me zemërim. Edhe u ngritën dhe e nxorën jashtë qytetit; edhe e prunë deri në buzë të malit, mbi të cilin ishte ndërtuar qyteti i tyre, që ta hidhnin poshtë. Po ai si kaloi përmes tyre, iku.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων