23/04/2020 23/04/2020 E enjte, 23 prill 2020 – Leximet biblike. E Ndritshme. KRISHTI U NGJALL! APOSTULLI – Veprat e Apostujve 12:1-11. Në atë kohë mbreti Irod vuri duart t’u bëjë keq disave prej kishës. Edhe vrau me thikë Jakovin, të vëllain e Joanit. Edhe kur pa se kjo është e pëlqyeshme për Judenjtë, vuri ndër mend të...
23 Απριλίου, 2020 - 14:50

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E enjte, 23 prill 2020 – Leximet biblike.
E Ndritshme.

KRISHTI U NGJALL!

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 12:1-11.

Në atë kohë mbreti Irod vuri duart t’u bëjë keq disave prej kishës. Edhe vrau me thikë Jakovin, të vëllain e Joanit. Edhe kur pa se kjo është e pëlqyeshme për Judenjtë, vuri ndër mend të zërë edhe Pjetrin; dhe ishin ditët e të pabrumëtave. Edhe e zuri atë dhe e vuri në burg, edhe ua dorëzoi katër palë ushtarëve prej katër vetash secila, që ta ruajnë, sepse pas pashkës donte ta nxirrte përpara popullit. Pjetri pra po ruhej në burg; po prej kishës bëhej pa pushim lutje për të.

Edhe kur do ta nxirrte atë Irodi përpara, atë natë Pjetri lidhur me dy vargonj ishte duke fjetur në mes të dy ushtarëve, edhe rojet ruanin burgun përpara derës. Edhe ja një engjëll i Zotit erdhi papandehur, edhe dritë ndriti në atë vend; edhe si i ra Pjetrit në brinjë, e zgjoi, duke thënë: Ngrihu shpejt. Edhe i ranë vargonjtë nga duart. Edhe engjëlli i tha: Ngjishu, edhe mbath sandalet e tua; edhe ai bëri ashtu.

Edhe i thotë: Vish rrobën tënde, edhe eja pas meje. Edhe ai si doli, i vinte pas, edhe nuk dinte se ishte e vërtetë kjo që bëhej prej engjëllit, po pandehte se sheh vegim. Edhe si kaluan rojen e parë e të dytë, erdhën në portën e hekurt që çon në qytet, e cila iu hap atyre prej vetiu; edhe si dolën, shkuan nëpër një rrugë; edhe përnjëherë engjëlli u nda nga ai. Edhe Pjetri, si erdhi në vete, tha: Tani e di me të vërtetë se Zoti dërgoi engjëllin e tij dhe më shpëtoi nga dora e Irodit dhe nga gjithë shpresa e popullit të Judenjve.

* * * * * *

UNGJILLI – Joani 3:1-15.

Edhe ishte një njeri nga Farisenjtë, që e kishte emrin Nikodhim, një nga të parët e Judenjve. Ky erdhi natën tek Jisui dhe i tha: Rabbi, e dimë se nga Perëndia ke ardhur mësues; sepse asnjë s’mund të bëjë këto shenja që bën ti, në mos qoftë Perëndia bashkë me të.

Jisui u përgjigj e i tha: Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, nëse nuk lind dikush prej së larti, s’mund të shohë mbretërinë e Perëndisë.

Nikodhimi i thotë: Si mund të lindet një njeri duke qenë plak? Mos mundet të hyjë për së dyti në barkun e së ëmës së tij e të lindë?

Jisui u përgjigj: Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, nëse nuk lind dikush prej uji e prej Fryme, s’mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç’ka lindur prej mishit, është mish, edhe ç’ka lindur prej Fryme, është frymë. Mos u çudit pse të thashë se duhet të lindni ju prej së larti. Era ku të dojë fryn, edhe i dëgjon zërin, po s’di nga vjen, e ku vete; kështu është edhe kushdo që ka lindur prej Fryme.

Nikodhimi u përgjigj e i tha: Si mund të bëhen këto?

Jisui u përgjigj e i tha: Ti je mësues i Izraelit, edhe nuk i di këto? Me të vërtetë, me të vërtetë po të them, se atë që dimë flasim, edhe për atë që pamë dëshmojmë, po dëshminë tonë nuk e pranoni. Nëse ju thashë juve punët e dheut, edhe nuk besoni, si do të besoni, nëse ju them punët e qiellit? Edhe asnjë s’është ngjitur në qiell, veç ai që ka zbritur nga qielli, i Biri i njeriut, që është në qiell. Edhe sikurse Moisiu ngriti lart gjarpërin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart edhe Biri i njeriut; që të ketë jetë të përjetshme.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων