16/06/2021 16/06/2021 E mërkurë, 16 qershor 2021 – Leximet biblike. DITË KRESHME APOSTULLI – Veprat e Apostujve 23:1-11. Edhe Pavli hodhi sytë në kuvend, e tha: Burra vëllezër, unë deri në këtë ditë kam ecur përpara Perëndisë me gjithë ndërgjegjen e mirë. Edhe kryeprifti Anania i urdhëroi ata që rrinin pranë atij t’i bien gojës. Atëherë Pavli...
16 Ιουνίου, 2021 - 14:15

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E mërkurë, 16 qershor 2021 – Leximet biblike.
DITË KRESHME
APOSTULLI – Veprat e Apostujve 23:1-11.
Edhe Pavli hodhi sytë në kuvend, e tha: Burra vëllezër, unë deri në këtë ditë kam ecur përpara Perëndisë me gjithë ndërgjegjen e mirë. Edhe kryeprifti Anania i urdhëroi ata që rrinin pranë atij t’i bien gojës. Atëherë Pavli i tha: Perëndia do të të bjerë, o mur i lyer me gëlqere; e ti rri të më gjykosh sipas ligjit, dhe duke shkelur ligjin urdhëron të më bien? Edhe ata që rrinin pranë, thanë: Kryepriftin e Perëndisë shan? Edhe Pavli tha: Nuk e dija, vëllezër, se është kryeprift; sepse është shkruar, “Mos fol keq për të parin e popullit tënd”.
Dhe Pavli, si e kuptoi se njëra pjesë ishte prej Saduqenjsh, dhe tjetra prej Farisenjsh, bërtiti në kuvend: Burra vëllezër, unë jam Farise, bir Fariseu. Unë po gjykohem për shpresë e për ngjalljen e të vdekurve. Edhe si foli ai këtë, u bë një grindje në mes të Farisenjve e të Saduqenjve, edhe mbledhja u përça. Sepse Saduqenjtë thonë se s’ka ngjallje, as engjëll, as shpirt; kurse Farisenjtë i pohojnë që të dyja.
Edhe u bë një trazirë e madhe, dhe shkruesit e anës së Farisenjve u ngritën e grindeshin, duke thënë: Asgjë të keqe s’gjejmë te ky njeri; po nëse i foli atij ndonjë shpirt a engjëll, le të mos luftojmë kundër Perëndisë. Edhe pasi u bë trazirë e madhe, kryemijësi pati frikë se mos shqyhet Pavli prej tyre, dhe urdhëroi të zbresë ushtria e ta rrëmbejë nga mesi i tyre, dhe ta çojë në fortesë.
Edhe natën pas asaj dite iu duk Zoti e i tha: Ki zemër, Pavël, se siç dëshmove për mua në Jerusalem, kështu duhet të dëshmosh edhe në Romë.
* * * * *
UNGJILLI – Joani 16:15-23.
Gjithë sa ka Ati, janë të miat; prandaj thashë, se do të marrë prej simes, edhe do t’jua tregojë juve.
Edhe pak, dhe nuk do të më shihni; edhe përsëri edhe pak, e do të më shihni; sepse unë po shkoj tek Ati.
Atëherë disa nga nxënësit e tij i thanë njëri-tjetrit: Ç’është kjo që na thotë: Edhe pak, edhe nuk do të më shihni; edhe përsëri edhe pak, e do të më shihni? Dhe se unë shkoj tek Ati? Thoshin pra: Ç’është kjo që thotë: Edhe pak? Nuk dimë se çfarë flet.
Jisui pra kuptoi se donin ta pyesin, dhe u tha atyre: Për këtë diskutoni njëri me tjetrin, se thashë: Edhe pak, edhe nuk do të më shihni, edhe përsëri, edhe pak, e do të më shihni?
Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se ju do të qani e do të vajtoni, por bota do të gëzohet dhe ju do të hidhëroheni, po hidhërimi juaj do të kthehet në gëzim. Gruaja, kur lind, ka hidhërim, se i erdhi ora; por si të lindë foshnjen, s’kujton më shtrëngimin, nga gëzimi se lindi një njeri në botë.
Edhe ju pra tani keni hidhërim; po përsëri do t’ju shoh, edhe zemra juaj do të gëzohet, edhe asnjë nuk e ngre gëzimin tuaj prej jush. Edhe në atë ditë nuk do të më pyetni për asgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se sa t’i kërkoni Atit në emrin tim, do t’jua japë juve.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων