17/06/2021 17/06/2021 E enjte, 17 qershor 2021 – Leximet biblike. APOSTULLI – Veprat e Apostujve 25:13-19. Edhe si kaluan disa ditë, mbreti Agripa dhe Vernika erdhën në Qesari, për të përshëndetur Festin. Edhe si ndenjën atje shumë ditë, Festi i tregoi mbretit për Pavlin, duke thënë: Një njeri është lënë këtu i lidhur prej Feliksit; për të...
17 Ιουνίου, 2021 - 12:54

Leximet biblike.

Διαδώστε:
Leximet biblike.

E enjte, 17 qershor 2021 – Leximet biblike.

APOSTULLI – Veprat e Apostujve 25:13-19.
Edhe si kaluan disa ditë, mbreti Agripa dhe Vernika erdhën në Qesari, për të përshëndetur Festin. Edhe si ndenjën atje shumë ditë, Festi i tregoi mbretit për Pavlin, duke thënë: Një njeri është lënë këtu i lidhur prej Feliksit; për të cilin, kur shkova në Jerusalem, u paraqitën kryepriftërinjtë dhe pleqtë e Judenjve dhe kërkuan dënim kundër tij.
Këtyre iu përgjigja se nuk është zakon ndër Romakët të jepet ndonjë njeri në vdekje, para se i akuzuari të ketë përballë ata që e akuzojnë, edhe para se të ketë rast të mbrohet për fajin e tij. Pasi pra ata u mblodhën këtu, pa vonuar fare, të nesërmen ndenja në gjykatë dhe urdhërova të sillet njeriu, për të cilin ata që e akuzonin, si dolën përpara meje, nuk prunë ndonjë akuzë nga ato që mendoja unë. Po kishin kundër tij ca çështje për besimin e tyre, edhe për njëfarë Jisui që kishte vdekur, për të cilin Pavli thoshte se rron.
* * * * *
UNGJILLI – Joani 16:22-33.
Edhe ju pra tani keni hidhërim; po përsëri do t’ju shoh, edhe zemra juaj do të gëzohet, edhe asnjë nuk e ngre gëzimin tuaj prej jush. Edhe në atë ditë nuk do të më pyetni për asgjë. Me të vërtetë, me të vërtetë po ju them juve, se sa t’i kërkoni Atit në emrin tim, do t’jua japë juve. Deri tani nuk kërkuat asgjë në emrin tim; kërkoni, edhe do të merrni, që gëzimi juaj të jetë i plotë.
Jua thashë juve këto me përngjasime; por vjen një orë, kur nuk do t’ju flas më juve me përngjasime, po hapur do t’ju tregoj juve për Atin. Në atë ditë do të kërkoni në emrin tim; edhe nuk ju them juve se do t’i lutem Atit për ju. Se vetë Ati ju do, sepse ju më keni dashur, edhe keni besuar se unë dola prej Perëndisë. Dola prej Atit dhe erdha në botë; përsëri lë botën dhe shkoj tek Ati.
Nxënësit e tij i thonë: Ja tani tek flet hapur dhe nuk thua asnjë përngjasim. Tani e morëm vesh se i di të gjitha, edhe s’ke nevojë të të pyesë ndonjë. Prandaj besojmë se dole nga Perëndia.
Jisui iu përgjigj atyre: Tani besoni? Ja tek vjen një orë, edhe tani erdhi, që të shpërndaheni gjithësecili në të tijat dhe të më lini vetëm; po s’jam vetëm, sepse Ati është bashkë me mua. Jua thashë juve këto, që të keni paqe në mua. Në botë do të keni shtrëngim; po kini guxim, unë e kam mundur botën.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων