29/06/2021 29/06/2021 E martë, 29 qershor 2021 – Leximet biblike. APOSTULLI – 2 Korinthianëve 11:21-12:9. Për turp e them këtë, sikur ne të ishim të dobët; po në çdo gjë që guxon ndonjë, në marrëzi po e them, guxoj edhe unë. Hebrenj janë? Edhe unë. Izraelitë janë? Edhe unë. Farë e Abrahamit janë? Edhe unë. Shërbëtorë të...
29 Ιουνίου, 2021 - 13:18

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E martë, 29 qershor 2021 – Leximet biblike.
APOSTULLI – 2 Korinthianëve 11:21-12:9.
Për turp e them këtë, sikur ne të ishim të dobët; po në çdo gjë që guxon ndonjë, në marrëzi po e them, guxoj edhe unë. Hebrenj janë? Edhe unë. Izraelitë janë? Edhe unë. Farë e Abrahamit janë? Edhe unë. Shërbëtorë të Krishtit janë? pa mend flas, më tepër unë; në mundime më tepër, në plagë jashtë mase, në burgje më tepër, në vdekje shumë herë.
Prej Judenjve pesë herë mora dyzet frushkulla pa një, tri herë u rraha me shkop, një herë u godita me gurë, tri herë u mbyta në det, një natë e një ditë kam qëndruar në fund të detit, shpesh në udhëtime, në rreziqe lumenjsh, në rreziqe kusarësh, në rreziqe prej farës sime, në rreziqe prej kombesh, në rreziqe në qytet, në rreziqe në shkretëtirë, në rreziqe në det, në rreziqe ndër vëllezër të rremë; në mundim e në vuajtje, shpesh pa gjumë, në uri e në etje, shpesh në agjërime, në të ftohtë e lakuriq. Përveç të tjerash, puna ime e përditshme, kujdesi i kishave. Kush është i dobët, e unë s’jam i dobët? Kush skandalizohet, e unë s’digjem?
Nëse duhet të mburrem, do të mburrem për ato që kanë të bëjnë me dobësinë time. Perëndia dhe Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, i cili është i bekuar në jetë të jetëve, e di se nuk gënjej. Në Damask governatori i mbretit Areta ruante rrotull qytetin e Damaskinëve, sepse donte të më kapte, edhe nga një dritare zbrita nga muri me një shportë dhe shpëtova nga duart e tij.
Të mburrem, nuk më intereson, sepse do të vij në vegime e në zbulesa të Zotit. Di një njeri në Krishtin përpara katërmbëdhjetë vjetësh, a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; se ky njeri i tillë u rrëmbye deri në qiellin e tretë. Edhe e di njeriun e tillë, a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; se u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, të cilat nuk i lejohet njeriut t’i flasë.
Për të tillin njeri do të mburrem; po për veten time nuk do të mburrem, veç për dobësitë e mia. Sepse sikur të dua të mburrem, nuk do të jem i marrë, sepse të vërtetën do të them, po druhem se mos mendon ndonjë për mua më tepër nga ajo që më sheh ose nga ajo që dëgjon prej meje. Edhe që të mos krenohem për zbulesat e shumta, m’u dha një gjemb në trup, një engjëll i satanait, që të më bjerë me shuplaka, që të mos krenohem.
Për këtë tri herë iu luta Zotit, që të largohet satanai prej meje. Edhe më tha: Të mjafton hiri im; sepse fuqia ime në dobësi tregohet e përsosur. Me gëzim të madh pra do të mburrem më tepër për dobësitë e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
* * * * *
UNGJILLI – Mateu 16:13-19.
Edhe Jisui, kur erdhi në anët e Qezaresë së Filipit, pyeste nxënësit e tij, duke thënë: Cili thonë njerëzit se jam unë, Biri i njeriut? Edhe ata thanë: Ca Joan Pagëzori, e të tjerë Ilia, e të tjerë Jeremia, ose një nga profetët. U thotë atyre: Po ju cili thoni se jam unë? Edhe Simon Pjetri u përgjigj e tha: Ti je Krishti, i biri i Perëndisë së gjallë.
Edhe Jisui u përgjigj e i tha: I lumur je ti, Simon, bir i Jonait, sepse mish edhe gjak nuk ta zbuloi ty këtë, po Ati im që është në qiejt. Edhe unë po të them se ti je Pjetër (shkëmb), edhe përmbi këtë shkëmb do të ndërtoj kishën time; dhe dyert e hadit nuk do të kenë fuqi përmbi të. Edhe do të të jap ty kyçet e mbretërisë së qiejve; edhe ç’të lidhësh mbi dhe, do të jetë lidhur në qiejt; edhe ç’të zgjidhësh mbi dhe, do të jetë zgjidhur në qiejt.
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων