07/07/2020 07/07/2020 E martë, 7 korrik 2020 – Leximet Biblike. APOSTULLI – Romakëve 14:9-19. Sepse për këtë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi, që të zotërojë edhe mbi të vdekurit edhe mbi të gjallët. Po ti pse gjykon vëllanë tënd? Apo edhe ti pse përbuz vëllanë tënd? Sepse ne të gjithë do të dalim para...
07 Ιουλίου, 2020 - 10:32

Leximet Biblike

Διαδώστε:
Leximet Biblike

E martë, 7 korrik 2020 – Leximet Biblike.

APOSTULLI – Romakëve 14:9-19.

Sepse për këtë Krishti edhe vdiq, edhe u ngjall, edhe rroi, që të zotërojë edhe mbi të vdekurit edhe mbi të gjallët. Po ti pse gjykon vëllanë tënd? Apo edhe ti pse përbuz vëllanë tënd? Sepse ne të gjithë do të dalim para gjykatës së Krishtit. Sepse është shkruar: “Rroj unë, thotë Zoti, se mua do të më përkulet çdo gju, edhe çdo gjuhë do të lavdërojë Perëndinë”. Kështu pra gjithësecili prej nesh do t’i japë llogari Perëndisë për veten e vet.

Pra, le të mos gjykojmë më njëri-tjetrin; po gjykoni më tepër këtë, mos i vini vëllait pengesë ose skandal. E di dhe jam i bindur në Zotin Jisu, se s’ka asgjë të papastër nga vetvetja; vetëm për atë që mendon se ndonjë gjë është e papastër, për atë është e papastër. Po nëse hidhërohet yt vëlla për ushqimin tënd, ti nuk ecën më sipas dashurisë. Mos e bëj të humbasë prej ushqimit tënd atë, për të cilin Krishti vdiq.

Le të mos shahet pra e mira juaj. Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënë e të pirë, po drejtësi e paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë; sepse ai që i shërben Krishtit me këto, është i pëlqyeshëm për Perëndinë dhe i miratuar nga njerëzit. Kështu pra, le të ndjekim ato që janë për paqen, edhe ato që janë për ndërtimin e njëri-tjetrit.

* * * *

UNGJILLI – Mateu 12:14-17, 22-30.

Po Farisenjtë dolën e bënë këshillë kundër atij, si ta vrasin.

Po Jisui si e kuptoi, iku andej; edhe shkuan pas tij shumë turma, edhe i shëroi ata të gjithë. Edhe i porositi ata rreptë të mos e shfaqin atë; që të përmbushet ç’është thënë nga profeti Isaia.

Atëherë i prunë atij një të demonizuar, të verbër e të shurdhër, edhe e shëroi atë, kaq sa i verbëri dhe i shurdhëri edhe fliste edhe shihte. Edhe gjithë turmat habiteshin e thoshin: Mos është ky i biri i Davidit? Por Farisenjtë kur dëgjuan, thanë: Ky nuk i nxjerr demonët, veçse me anë të Beelzebulit, të parit të demonëve.

Edhe Jisui si njohu mendimet e tyre, u tha atyre: Çdo mbretëri që është ndarë kundër vetes, shkretohet; edhe çdo qytet a shtëpi që është ndarë kundër vetes, nuk do të qëndrojë. Edhe Satanai në nxjerrtë Satanain, u nda kundër vetes. Si pra do të qëndrojë mbretëria e tij?

Dhe në qoftë se unë i nxjerr demonët me anë të Beelzebulit, bijtë tuaj me cilin i nxjerrin? Prandaj ata do të jenë gjykatësit tuaj. Por në qoftë se unë i nxjerr djajtë me anë të Frymës së Perëndisë, arriti pra tek ju mbretëria e Perëndisë.

Ose si mund të hyjë dikush në shtëpinë e të fortit, e të rrëmbejë enët e tij, në mos lidhtë më përpara të fortin, edhe atëherë ta plaçkitë shtëpinë e atij? Ai që nuk është bashkë me mua, është kundër meje; edhe ai që nuk mbledh bashkë me mua, shpërndan.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων