13/01/2020 13/01/2020 E hënë, 13 janar 2020 – Leximet biblike. APOSTULLI – Romakëve 5:1-10. Si u drejtësuam pra prej besimi, kemi paqe me Perëndinë me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, prej të cilit kemi edhe hyrjen me anë të besimit në këtë hir, në të cilin qëndrojmë; edhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. Edhe...
13 Ιανουαρίου, 2020 - 13:21
Τελευταία ενημέρωση: 13/01/2020 - 13:33

Leximet biblike

Διαδώστε:
Leximet biblike

E hënë, 13 janar 2020 – Leximet biblike.

APOSTULLI – Romakëve 5:1-10.

Si u drejtësuam pra prej besimi, kemi paqe me Perëndinë me anë të Zotit tonë Jisu Krisht, prej të cilit kemi edhe hyrjen me anë të besimit në këtë hir, në të cilin qëndrojmë; edhe mburremi në shpresën e lavdisë së Perëndisë. Edhe jo vetëm kjo, po edhe mburremi për shtrëngimet, duke ditur se shtrëngimi sjell durim, edhe durimi provë, edhe prova shpresë. Edhe shpresa nuk turpëron, sepse dashuria e Perëndisë është derdhur në zemrat tona me anë të Frymës së Shenjtë që na është dhënë.

Sepse kur ishim ne ende të sëmurë, Krishti vdiq në kohën e caktuar për të pabesët. Sepse vështirë edhe për një njeri të drejtë dikush do të vdesë; sepse për të mirin mbase edhe guxon ndonjë të vdesë. Po Perëndia tregon dashurinë e tij për ne, sepse ndërsa ne ishim ende mëkatarë, Krishti vdiq për ne. Shumë më tepër pra, si dolëm të drejtë tani me anë të gjakut të tij, do të shpëtojmë nga zemërimi me anë të tij. Sepse, në qoftë se kur ishim armiq u pajtuam me Perëndinë me anë të vdekjes së Birit të tij, shumë më tepër pasi u pajtuam do të shpëtojmë me anë të jetës së tij.

* * * * *

UNGJILLI – Llukai 20:1-8.

Edhe ndodhi që në një nga ato ditë, ndërsa ai mësonte popullin në tempull, edhe jepte lajmin e mirë, kryepriftërinjtë e shkruesit bashkë me pleqtë erdhën befas, e i folën, duke thënë, Na thuaj, me ç’pushtet i bën këto? Ose cili është ai që të ka dhënë këtë pushtet? Edhe ai u përgjigj e u tha atyre: Edhe unë do t’ju pyes ju një fjalë, edhe më thoni: Pagëzimi i Joanit prej qielli ishte a prej njerëzish? Dhe ata mendoheshin me veten e tyre duke thënë se, në thënçim: Prej qielli, do të thotë: Pse s’i besuat pra? Po në thënçim: Prej njerëzish, gjithë populli do të na qëllojë me gurë, sepse është i bindur që Joani është profet. Edhe u përgjigjën se nuk e dinë nga është. Edhe Jisui u tha atyre: As unë nuk ju them me çfarë pushteti i bëj këto.

 

Radio “Ngjallja”/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων