11/01/2021 11/01/2021 E hënë, 11 janar 2021 APOSTULLI – 2 Korinthianëve 4:6-15 Sepse Perëndia që tha të ndriçojë dritë nga errësira, është ai që ndriçoi në zemrat tona për të dhënë ndriçimin e njohjes së lavdisë së Perëndisë në personin e Jisu Krishtit. Edhe kemi këtë thesar në enë balte, që të jetë teprimi i fuqisë nga...
11 Ιανουαρίου, 2021 - 17:36

LEXIMET E DITES NGA SHKRIMI I SHENJTË

Διαδώστε:
LEXIMET E DITES NGA SHKRIMI I SHENJTË

E hënë, 11 janar 2021
APOSTULLI – 2 Korinthianëve 4:6-15
Sepse Perëndia që tha të ndriçojë dritë nga errësira, është ai që ndriçoi në zemrat tona për të dhënë ndriçimin e njohjes së lavdisë së Perëndisë në personin e Jisu Krishtit.
Edhe kemi këtë thesar në enë balte, që të jetë teprimi i fuqisë nga Perëndia dhe jo nga ne. Jemi në çdo gjë të shtrënguar, po jo të dërrmuar; të ngatërruar, po jo të dëshpëruar; të përndjekur, po jo të braktisur; të vënë poshtë, po jo të humbur, duke rrethsjellë gjithmonë në trup vdekjen e Zotit Jisu, që edhe jeta e Jisuit të shfaqet në trupin tonë.
Sepse ne që rrojmë, gjithnjë jepemi në vdekje për Krishtin, që edhe jeta e Jisuit të shfaqet në trupin tonë të vdekshëm.
Kështu vdekja vepron në ne, edhe jeta në ju. Edhe duke pasur po atë frymë besimi, sipas Shkrimit “Besova, prandaj fola”, edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim, duke ditur se ai që ngjalli Zotin Jisu do të na ngjallë edhe ne me anë të Jisuit, edhe do të na nxjerrë përpara tij bashkë me ju.
Sepse të gjitha janë për ju, që hiri, duke tepruar për falënderimin e më të shumtëve, të teprojë në lavdinë e Perëndisë.
* * * * *
UNGJILLI – Mateu 11:27-30.
Të gjitha m’u dhanë në dorë nga Ati im; edhe asnjë nuk e njeh Birin, veç Ati; dhe as Atin s’e njeh njeri, veç Biri dhe ai, të cilit të dojë Biri t’ia zbulojë.
Ejani tek unë gjithë sa jeni të lodhur e të ngarkuar, dhe unë do t’ju preh ju. Ngrini zgjedhën time mbi veten tuaj, dhe mësoni prej meje, se jam i butë dhe i përulur në zemër. Edhe do të gjeni prehje në shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e mirë, dhe barra ime është e lehtë.
Mitropolia e Shenjtë Korçë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων