01/11/2020 02/11/2020 Mbaje Krishtin në kraharorin tënd, si Maria, Nëna a tij. Eja me Magët, për t’i ofruar dhuratat e tua. Merre prej Simeonit, që edhe t’i ta mbash në duart e tua… Qëndro atje kur të kthejë ujin në verë, që të mbushësh enët. Hiq gurin nga varri i Llazarit, që të mësosh çfarë është ngjallja...
01 Νοεμβρίου, 2020 - 19:55
Τελευταία ενημέρωση: 02/11/2020 - 1:09

“Lidhje personale me Zotin, sekreti i jetës”!

Διαδώστε:
“Lidhje personale me Zotin, sekreti i jetës”!

Mbaje Krishtin në kraharorin tënd, si Maria, Nëna a tij.
Eja me Magët, për t’i ofruar dhuratat e tua.
Merre prej Simeonit, që edhe t’i ta mbash në duart e tua…
Qëndro atje kur të kthejë ujin në verë, që të mbushësh enët.
Hiq gurin nga varri i Llazarit, që të mësosh çfarë është ngjallja e të vdekurve.
Vendose kokën tënde së bashku me Joanin të kraharori i tij, që të dëgjosh rrahjen e zemrës së tij e cila pulson me dashuri për të gjithë botën…
Merr një copë prej Bukës që Ai ndau gjatë Darkës, që të bashkohesh me Trupin e tij dhe të banosh me të përgjithmonë…
Shko me Të në Malin e Ullinjve, që të mësosh prej tij adhurimin dhe uljen në gjunjë, derisa djersa jote të rrjedhë si e tij.
Ngrihu vëllai im. Mos u shqetëso, po merr kryqin se është koha e largimit. Shtriji krahët e tu me të tijët për gozhdët…
Zgjohu herët, ndërsa është ende errët. Shko te varri për të parë Ngjalljen e shkëlqyer.
Shko me të tjerë në një vend të vetmuar, dhe përshëndete për të marrë bekimin e fundit para Ngjitjes së tij në qiell…
Ulu te Dhoma e Sipërme, që të vishesh me fuqi prej së larti nëpërmjet ndarjes së gjuhëve.
Nga Shën Joan Sava, Atë Sirian i shek. VI
(God and You: Person to person, Atë Antoni Koniaris)

 

— facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων