06/04/2020 06/04/2020   E vetmja gjë që e lavdëron Perëndinë më tepër është mirësia që i mbart të gjitha dhe ajo që e hidhëron më tepër Perëndinë është ligësia. Frikësojuni ligësisë ashtu siç keni frikë nga zjarri; mos e pranoni në zemrën tuaj; ligësia është gjithmonë një e keqe, një pjellë e ferrit. Për fat të keq...
06 Απριλίου, 2020 - 13:28

LIGËSIA

Διαδώστε:
LIGËSIA

 

E vetmja gjë që e lavdëron Perëndinë më tepër është mirësia që i mbart të gjitha dhe ajo që e hidhëron më tepër Perëndinë është ligësia.
Frikësojuni ligësisë ashtu siç keni frikë nga zjarri; mos e pranoni në zemrën tuaj; ligësia është gjithmonë një e keqe, një pjellë e ferrit.
Për fat të keq Djalli e strehon veten prapa nesh dhe e fsheh veten ndërsa ne jemi të verbër dhe mendimet që na vijnë çohen drejt veprave të tij, si të ishin të tonat.
Kur shihni se dikush mbart të keqe kundrejt jush mos e konsideroni këtë të keqe si të vetën; ai është vetëm instrument pasiv i të Ligut, lajkat e të cilit ai ende nuk i ka njohur. Lutuni Perëndisë që armiku të largohet prej tij dhe që Zoti t’i ndriçojë sytë e shpirtit të tij, të errësuara nga frymëmarrja e fëlliqur prej frymës së keqe.
Kur ligësia drejt një tjetri zë vend në shpirtin tuaj, besoni se kjo është një vepër prej Djallit; urrejeni atë dhe pjellën e tij dhe ligësia do të largohet prej jush. Mos e pranoni atë si diçka prej vetes tuaj dhe mos u ngushëlloni me të.
Mos e lejoni Djallin të mbjellë armiqësi dhe ligësi në zemrën tuaj; mos i lejoni këto ndjesi të strehohen aty; në qoftë se i lejoni, edhe nëse nuk shprehet me fjalë, por duket vetëm në shikimin tuaj, mund të infektojë shpirtin e vëllait tuaj gjithashtu, sepse nuk ekziston gjë tjetër më ngjitëse (infektuese) sesa ligësia; mbi të gjitha ajo lehtësisht infekton ata të cilët kanë me bollëk prej saj të ruajtur në shpirtin e tyre dhe nxit shkëndijën e së keqes brenda tyre në flakë.
Në qoftë se dikush ju ka fyer ju, mos mbartni ligësi, dhe kur ai që ju ka fyer ju sillet sikur s’ka ndodhur asgjë dhe ju flet, mos e lejoni shpirtin tuaj të priret drejt së keqes.
Vazhdimisht urryesi i racës njerëzore na ofron pretekst njëri pas tjetrit për të urryer të afërmin tonë, kështu që ne mbajmë mëri me të tjerët, ne mbartim të keqen.
Le të mos shkojmë pas hijes së tij; le të lëmë mënjanë gjithë armiqësitë, dhe të duam cilindo, sepse dashuria është prej Perëndisë.
Nganjëherë ligësia hyn brenda shpirtit nën pretekstin e zellit për Perëndinë ose për të mirën e të afërmit tonë. Mos i zini besë një zelli të tillë; ai është i rremë dhe i pamatur; po më mirë jeni të zellshëm që të mos ketë asnjë ligësi brenda jush.
Mos iu hapni rrugë ndjenjave të këqija në shpirtin tuaj por mposhtni dhe çrrënjosini me fuqinë e besimit dhe me dritën e mendjes dhe do të bëheni të sjellshëm dhe bujar. Ai i cili nuk mëson ti mposht ata do të jetë shpesh i trishtuar dhe melankolik, një barrë për veten e tij dhe të tjerët. Kur vijnë tek ju, detyrojeni veten të jeni të këndshëm dhe të gëzueshëm dhe ato do të zhduken si tymi. Këtë e them nga përvoja.

Shën Joani i Kroshtadit

Radio “Ngjallja”/FACEBOOK

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων