28/12/2020 28/12/2020 Ikona “ Lindja e Krishtit” bën pjesë në ciklin e ikonave të Festive të Mëdha dhe është pikturuar për ikonostasin e kishës së Shën Kollit në Rehovë. Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se ikona është pikturuar në shekullin e XIX dhe sot ekspozohet së bashku me ikonostasin e kësaj kishe në...
28 Δεκεμβρίου, 2020 - 14:56

“Lindja e Krishtit”, ikona e pikturuar në shekullin e XIX për kishën e Shën Kollit në Rehovë

Διαδώστε:
“Lindja e Krishtit”, ikona e pikturuar në shekullin e XIX për kishën e Shën Kollit në Rehovë

Ikona “ Lindja e Krishtit” bën pjesë në ciklin e ikonave të Festive të Mëdha dhe është pikturuar për ikonostasin e kishës së Shën Kollit në Rehovë.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë bën të ditur se ikona është pikturuar në shekullin e XIX dhe sot ekspozohet së bashku me ikonostasin e kësaj kishe në njërin prej ambienteve më të bukura të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Në anën e djathtë të ikonës paraqiten njerëzit e ditur, magët të cilët të udhëhequr nga ylli arrijnë në vendin e ngjarjes së madhe. Në duar ata mbajnë dhuratat për Jezusin e sapolindur.

Mbi foshnjën e sapolindur paraqitet ylli që bie dhe ndriçon grazhdin. Ky është një fenomen kozmik që sjell nga bota sipër nesh lajmin e lindjes së një “qiellori mbi tokë”.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων