23/04/2021 23/04/2021 Të krishterët Orthodhoksë, në të Shtunën e Shën Llazarit, e cila paraprin Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës, Pësimeve dhe Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht, këndonin Llazoret, të cilat ngjasojnë me Kolendrat e Krishtlindjes (23 Dhjetor deri më 1 Janar), me Rusicat (25 ditë pas Pashkës) dhe shoqërohen me shkëmbimin e dhuratave...
23 Απριλίου, 2021 - 18:40

LLAZORET – NGA TRADITA E KISHËS SONË

Διαδώστε:
LLAZORET – NGA TRADITA E KISHËS SONË

Të krishterët Orthodhoksë, në të Shtunën e Shën Llazarit, e cila paraprin Javën e Madhe dhe të Shenjtë të Pashkës, Pësimeve dhe Ngjalljes së Zotit tonë Jisu Krisht, këndonin Llazoret, të cilat ngjasojnë me Kolendrat e Krishtlindjes (23 Dhjetor deri më 1 Janar), me Rusicat (25 ditë pas Pashkës) dhe shoqërohen me shkëmbimin e dhuratave ose kuleçëve kreshmorë të bërë enkas për këtë ditë. Llazoret këndohen në disa vende dhe kanë përmbajtje te ndryshme. Më poshtë paraqesim njërën prej tyre:
Llazari
Vete sot te Vithania,
Zoti Krisht e Perëndia,
u lutemi atje të dëgjoni,
se ç’bëhet atje të mësoni.
Në qytet në Vithania,
qante Marta dhe Maria.
Qanin e s‘pushonin kurrë,
tri dit e tri net e thërrisnin,
të vëllanë e vajtisnin.
Katër ditë e u nis vetë,
Zoti Krisht e i vërtetë,
edhe i dolli Maria,
përjashta nga Vithania.
I ra Zotitë nën këmbë,
po të ishe Zot këtu,
nuk na vdiste vëllai ynë,
se e kishe mik të dashur,
kaq kohe e kishe pasur.
Thotë Zoti me të qarë,
eja me rrëfeni varrë,
se e shpunë atje në varri,
o Skëterrë të erdhi prishja,
kjo e sotmja është nisja.
Me të thënë këto fjalë,
Shën Llazari dolli jashtë.
Mathitenjtë dhe apostojtë,
që të tërë me një gojë,
Llazarin po e pyesin.
Llazaro ç’farë pe tregona,
në Skëterrë vajte na thona,
edhe Llazaro u thotë:
me gojë nuk u them dotë,
gjë mos më thoni, veç në librë të mësoni.
Regjistruar në vitin 2014 në qytetin e Korçës nga e intervistuara znj. Afroviti Naun Sovjani (85 vjeçare) me origjinë nga fshati Vodicë, i Kolonjës, së cilës i jemi mirënjohës.
Regjistruesi: Thoma Shkira

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων