25/02/2021 25/02/2021 Fryti i paqes është një virtyt i rëndësishëm në botën tonë të ndarë dhe të shkatërruar. Krishti vetë, quhet “Princi i Paqes”. Kur kërkojmë paqen duhet të kujtojmë sesi na bashkoi Krishti me Perëndinë. “Por tani në Krishtin Jisu, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit. Ai në fakt...
25 Φεβρουαρίου, 2021 - 18:32

“Lum ata që bëjnë paqe,sepse ata do të quhen bijë të Perëndisë.” (Mt. 5:9)

Διαδώστε:
“Lum ata që bëjnë paqe,sepse ata do të quhen bijë të Perëndisë.” (Mt. 5:9)

Fryti i paqes është një virtyt i rëndësishëm në botën tonë të ndarë dhe të shkatërruar.

Krishti vetë, quhet “Princi i Paqes”. Kur kërkojmë paqen duhet të kujtojmë sesi na bashkoi Krishti me Perëndinë.
“Por tani në Krishtin Jisu, ju që dikur ishit larg, u afruat me anë të gjakut të Krishtit. Ai në fakt është paqja jonë, ai që ka bërë nga të dy popujt një dhe ka shembur murin e ndarjes, duke prishur armiqësinë me murin e tij, ligjin e urdhërimeve të përftuar nga porosi, për të krijuar në vetvete nga dy, një njeri të ri, duke bërë paqen, dhe për t’i pajtuar të dy me Perëndinë në një trup të vetëm me anë të kryqit, mbasi vrau armiqësinë në vetvete. Dhe ai erdhi për t’ju shpallur paqen, juve që ishit larg dhe atyre që ishin afër, sepse përmes tij që të dy kemi hyrje tek Ati nëpër një frymë të vetme”. (Ef. 2:13-18)

Për të gjetur paqen, së pari duhet të largojmë përkujdesjet e botës dhe të kërkojmë drejtësinë e Perëndisë. “Largohu nga pasionet rinore dhe bjeri pas drejtësisë, besimit, dashurisë dhe paqes bashkë me ata që thërrasin në ndihmë Zotin me zemër të pastër.(2 Tim. 2:22)
“Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër unë e munda botën!”(Jn. 16:33)
“Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.”(Rom. 8:6)
“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po ja u jap, por jo si e jep bota: zemra juaj mos u trondittë dhe mos u friksoftë.”(Jn. 14:27)
Kur arrijmë paqen e vërtetë të Krishtit, zemrat dhe mendjet tona do të transfomohen plotësisht. Jetët tona do të përtërihen dhe do të qetësohen në një mënyrë të veçantë. “Mos u shqetësoni për asgjë, por në çdo gjë ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim dhe paqja e Perëndisë që i kapërcen të gjitha kuptimet do t’i ruajë mendjet dhe zemrat tuaja në Krishtin Jisu.” (Fil. 4:6-9)

“Dhe paqja e Perëndisë për të cilën ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja dhe jeni mirënjohës!” (Kol. 3:15)
Misteri (Eukaristia) kërkon që ne të jemi të pafajshëm jo vetëm ndaj dhunës, por ndaj të gjithë llojeve të urrejtjes, sepse ajo është misteri i paqes.”

Shën Joan Gojarti

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων