21/12/2021 21/12/2021 “Lumturi më e madhe është të japë njeriu sesa të marrë”! Vep. Ap 20:35 Të motivuar nga këto vargje biblike dhe nga atmosfera e gëzueshme në prag Krishtlindje, grupi rinor ‘Impact’ i Kishës Orthodhokse, Librazhd zhvilloi këtë të Shtunë një aktivitet me fëmijët dhe të rinjtë e qëndrës MEDPAK. Me mbështetjen e Word Vission dhe...
21 Δεκεμβρίου, 2021 - 14:24

“Lumturi më e madhe është të japë njeriu sesa të marrë”!

Διαδώστε:
“Lumturi më e madhe është të japë njeriu sesa të marrë”!

“Lumturi më e madhe është të japë njeriu sesa të marrë”! Vep. Ap 20:35

Të motivuar nga këto vargje biblike dhe nga atmosfera e gëzueshme në prag Krishtlindje, grupi rinor ‘Impact’ i Kishës Orthodhokse, Librazhd zhvilloi këtë të Shtunë një aktivitet me fëmijët dhe të rinjtë e qëndrës MEDPAK.

Me mbështetjen e Word Vission dhe Kishës Orthodhokse, u realizua një program me këngë, lojëra, video, koktejl dhe dhurata simblike.
Jemi mirënjohës znj. Zela Koka, drejtoreshës së Qëndrës dhe gjithë stafit për këtë bashkpunim të ngrohtë, për punën e tyre të palodhur ndër vite dhe për gjithë dashurinë që falin në mbarëvajtjen e të gjithë personave me aftêsi ndryshe.
Ndihemi të bekuar që për disa orë u bëmë miku juaj në botën tuaj të mrekullueshme. Faleminderit që na ngrohët zemrat. Na rikujtuat se sa të bekuar jemi që Zoti na ka falur gjithçka, kështu siç dhe zysh Zela na tha para se të largoheshim.
‘Shiko aftësinë dhe jo pamundësinë’!
Kjo shprehje do të na nxisë për të përfshirë në jetën tonë edhe persona shumë të veçantë dhe me aftësi ndryshe duke u bërë një model për të tjerët sepse të gjithë jemi të barabartë dhe kemi të njëjtat të drejta edhe për tu dashur.

Katekizmi i Krishterë – Mitropolia e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων