12/08/2019 12/08/2019 Në këtë pikë është e nevojshme të prekim temat e lutjes dhe mrekullive, sepse natyrshëm lind arsyetimi nëse Perëndia nuk mbikëqyr botën në përgjithësi dhe njeriun në veçanti për ta mbrojtur atë nga tundimet dhe rreziqet, atëherë nuk ka nevojë për lutje ose për mrekulli. Mirëpo mijëra ngjarje të përditshme dëshmojnë të kundërtën – Providenca...
12 Αυγούστου, 2019 - 17:37
Τελευταία ενημέρωση: 12/08/2019 - 17:39

Lutja dhe Mrekullitë

Διαδώστε:
Lutja dhe Mrekullitë

Në këtë pikë është e nevojshme të prekim temat e lutjes dhe mrekullive, sepse natyrshëm lind arsyetimi nëse Perëndia nuk mbikëqyr botën në përgjithësi dhe njeriun në veçanti për ta mbrojtur atë nga tundimet dhe rreziqet, atëherë nuk ka nevojë për lutje ose për mrekulli. Mirëpo mijëra ngjarje të përditshme dëshmojnë të kundërtën – Providenca e Perëndisë ekziston me të vërtetë, dhe lutja bën mrekulli dhe mund të na shpëtojë. Kjo ndodh për faktin se Perëndia kujdeset për botën, dhe në mënyrë të veçantë për njeriun, dhe e shoqëron atë në të gjitha aspektet dhe fazat e jetës së tij, kështu që njeriu lutet. Lutja presupozon përkujdesje. Njerëzit gjithnjë varen te kjo përkujdesje, veçanërisht në prova të vështira dhe në fatkeqësitë. Në këto raste njerëzit përunjen, duke ngritur duart e tyre drejt qiejve dhe duke lartësuar shpirtrat tek Perëndia, lëvizin buzët dhe gjuhën, dhe nxjerrin jashtë dhimbjen dhe ankthin e tyre. Ata kërkojnë ndihmën dhe mbrojtjen e Tij dhe i bëjnë thirrje që të ndërhyjë për t’i shpëtuar nga këto gjëra të rënda që i po i mundojnë. Dhe nëse lutja e tyre buron nga një besim i patundur dhe i zjarrtë në Providencën Hyjnore dhe në mëshirën e Tij, atëherë bëhet mrekullia. Ndërhyrja e Perëndisë madje mund të kapërcejë edhe ligjet e natyrës më qëllim që të na shpëtojë. Kjo ndërhyrje e jashtëzakonshme quhet mrekulli, mrekulli që mbush jetët e besimtarëve dhe që provokon habinë dhe çudinë tonë. Lutja jonë lëviz brenda sferës së përkujdesjes së Perëndisë dhe pikërisht brenda kësaj sfere ndodh dhe realizohet mrekullia. Ne vërejmë gjithashtu se vepra e shpëtimit të shpirtit tonë është shprehja më prekëse e përkujdesjes së Perëndisë për ne. Në të vërtetë e gjithë vepra e Perëndisë për shpëtimin tonë bazohet në Providencën Hyjnore. Brenda Shkrimit të Shenjtë gjenden një mori pohimesh që dëshmojnë veprimet providenciale të Perëndisë për mbrojtjen e njeriut dhe realizimin e shpengimit të tij. Për shembull, “Zoti shikon nga qielli; Ai shikon tërë bijtë e njerëzve” (Psalmi 32:13). Një tjetër pasazh na thotë: “Ja, syri i Zotit është mbi ata që kanë frikë para Tij, mbi ata që shpresojnë në mirësinë e Tij, për ta çliruar shpirtin e tyre nga vdekja dhe për t’i mbajtur gjallë në kohë urie” (Psalmi 32:18-19). Dhe në pasazhin e tretë ne lexojmë: “Sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e Tij janë të vëmendshëm të kapin britmën e tyre. Fytyra e Zotit është kundër atyre që sillen keq, për të çrrënjosur kujtimin e tyre nga faqja e dheut. Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërrmuar” (Psalmi 33:16, 17, 18); dhe më pas vjen pasazhi: “Zoti shpengon jetën e shërbëtorëve të Tij, dhe asnjë nga ata që gjejnë strehë te Ai nuk do të shkatërrohet” (Psalmi 33:22), dhe shumë vargje të tjerë të Shkrimit të Shenjtë na thonë që Perëndia është gjithmonë pranë për të dëgjuar lutjet e të drejtëve dhe për t’i shpëtuar ata. Ai është gjithashtu i pranishëm për të parë ligësitë e njerëzve të këqij dhe për t’i bërë ato të kota. Pra kemi lutje dhe mrekulli, e fundit ndodh nga ndërhyrja e Perëndisë në përgjigje të lutjeve të të drejtëve. Në lidhje me veprimin e veçantë të Perëndisë që demonstron përkujdesjen e Tij dhe interesimin për shpëtimin e përjetshëm të mëkatarit, mjafton për ne të përmendim këtu pikërisht fjalët e Vet Zotit: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij, të Vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Joani 3:16).

 

/ radiongjallja.org

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων