Lutje e përbashkët dhe plot dashuri për shëndetin e Kryepiskopit tonë të dashur, Anastas
Sot, në kishën e shenjtë të Ungjillëzimit, nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Fondacionit “Fryma e Dashurisë” u mblodhëm për një lutje të përbashkët dhe plot dashuri për shëndetin e Kryepiskopit tonë të dashur, Fortlumturisë së Tij Anastas.
Në këto ditë, ndërsa ai po përballet me vështirësitë shëndetësore, ne i drejtuam lutjet tona Zotit, për t’i dhënë atij forcë dhe shërim.
Të bashkuar si një familje e madhe shpirtërore, nxënësit e vegjël ndezën qirinjtë e shpresës dhe drejtuan zemrat drejt qiellit, duke na kujtuar se forca e besimit dhe unitetit është ajo që na mban të bashkuar në çdo sfidë.
Le të vazhdojmë të lutemi dhe të shpresojmë se Zoti do ta mbajë Kryepiskopin Anastas në mbrojtjen e Tij dhe do ta kthejë së shpejti mes nesh, të fortë dhe të shëndetshëm.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










