19/03/2020 19/03/2020 O Perëndi, Ti që përmban gjithësinë në pëllëmbën Tënde të artë, dëgjo zërat e lutjeve të shërbëtorëve të Tu, këto orë e këto ditë, të cilët kërkojnë mëshirën, ndihmën dhe përkrahjen Tënde të pakufishme. Veru veshin lutjeve të tyre dhe siç dërgon dritën, vesën, shirat, erën, etj, vër dorën Tënde pa vonim. Jepu shërim të...
19 Μαρτίου, 2020 - 15:54

Lutje – “Jepu shërim të prekurve nga COVID-19 dhe ngreji prej shtratit të sëmundjes”

Διαδώστε:
Lutje – “Jepu shërim të prekurve nga COVID-19 dhe ngreji prej shtratit të sëmundjes”

O Perëndi, Ti që përmban gjithësinë në pëllëmbën Tënde të artë, dëgjo zërat e lutjeve të shërbëtorëve të Tu, këto orë e këto ditë, të cilët kërkojnë mëshirën, ndihmën dhe përkrahjen Tënde të pakufishme.

Veru veshin lutjeve të tyre dhe siç dërgon dritën, vesën, shirat, erën, etj, vër dorën Tënde pa vonim. Jepu shërim të prekurve nga COVID-19 dhe ngreji prej shtratit të sëmundjes.

Ata, që nuk janë prekur ende, largoji nga kjo e ligë, falu të gjithëve ndjesën e mëkateve dhe bëji të denjë të hymnojnë e lavdërojnë Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, shpëtimtar e mëshirëburonjës.

Trego zemërgjërësinë dhe njeridashjen Tënde, mbi të mirë e të ligj, se të gjithë jemi bijtë e gjirit Tënd dheTy të përgjunjemi, të falemi e përgjërohemi, o Perëndi e Etërve tanë Abraham, Isak e Jakov.

Ti, që the se do të drejtin dhe mëshiron mëkatarin, mos largo prej vëmëndjes Sate zërat tanë, zërat e lutësve, bijve të Tu dhe shpëtona nga çdo e keqe, hidhërim e sëmundje që lëviz mbi ne dhe mëshirona. AMIN!

 

— facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων