15/03/2020 15/03/2020 Zoti ynë Jisu Krisht, Ti që sipas mirëdashjes Sate shkove nëpër qytete e fshatra “duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull”, nëpërmjet fjalës sate, ndihmona edhe ne në këtë kohë të pandemisë globale të Koronavirusit. Jepna, o Zot, që të shohim dashurinë Tënde shëruese. Mos i braktis familjet e të sëmurëve apo të atyre...
15 Μαρτίου, 2020 - 15:42
Τελευταία ενημέρωση: 15/03/2020 - 15:43

Lutje në kohën e Koronavirusit

Διαδώστε:
Lutje në kohën e Koronavirusit

Zoti ynë Jisu Krisht, Ti që sipas mirëdashjes Sate shkove nëpër qytete e fshatra “duke shëruar çdo sëmundje e lëngatë në popull”, nëpërmjet fjalës sate, ndihmona edhe ne në këtë kohë të pandemisë globale të Koronavirusit. Jepna, o Zot, që të shohim dashurinë Tënde shëruese.
Mos i braktis familjet e të sëmurëve apo të atyre që kanë ndërruar jetë. U shërofshin e u forcofshin nëpërmjet kujdesit të duhur mjekësor. Në kohën e vuajtjes dhe luftës së tyre, ruaji nga sëmundja dhe dëshpërimi.
Ҫlirona të gjithë ne nga frika, që nuk i lejon kombet të bashkëveprojnë dhe të afërmit, që të ndihmojnë njëri-tjetrin. Ҫlirona të gjithë ne nga çdo lloj frike, që të bashkëveprojmë duke iu bindur autoriteteve, dhe që të ndihmojmë njëri-tjetrin.
Zot, qëndro pranë të gjithë mjekëve, infermierëve dhe hulumtuesve që mundohen të gjejnë rrugë shërimi dhe ruaji ata, që nuk kanë mundësi ta ruajnë veten gjatë këtij procesi.
Ҫlirona nga krenaria dhe indiferentizmi, që na prin drejt marrjes së kësaj sëmundjeje, kufijtë e së cilës janë të panjohura për ne. Qëndroju pranë krerëve të shteteve, dhe ndriçoji që të veprojnë me përkujdesje të thellë për të mirën e njerëzve, të cilëve u shërbejnë. Jepu urtësi për të investuar në zgjidhje afatgjata, që do të parandalojnë ose ndihmojnë në përballimin dhe parandalimin e kërcënimeve të tilla në të ardhmen.
Zot dhe Mjeshtri i jetës sonë, Shpëtimtar i të gjithave, mos na braktis në këtë kohë pasigurie dhe frike.
Qofshim të rrethuar nga shumë apo pak njerëz të sëmurë, qëndro me ne dhe forcona në durimin tonë.
Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës, dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë, e në jetë të jetëve. Amin.

— facebook.com/RadioNgjallja

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων