Lutje për Kryepeshkopin Anastas
I dashur popull i Zotit,
Sot të gjithë sebashku mbledhur me zemra plot shpresë, le ti lutemi Perëndisë së gjithë mëshirshëm për shërimin e Kryepeshkopit tonë të dashur, Fortlumturisë së Tij Anastasit, një bari shpirtëror që ka ndriçuar udhën tonë drejt besimit, ngjalljes, paqes, shpresës dhe dashurisë.
Kryepeshkopi Anastas është një shembull i gjallë i përkushtimit të pakushtëzuar ndaj Zotit dhe njerëzve. Me urtësinë e tij të thellë dhe zemrën e hapur, ai na ka mësuar të duam njëri-tjetrin pa kushte, të ecim në udhët e paqes dhe të ndërtojmë ura miqësie mes popujve dhe besimeve.
Sot, ndërsa përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore, ne e ngremë zërin tonë në lutje dhe përulemi përpara Zotit të Gjithëfuqishëm, duke kërkuar forcë, shërim dhe kthimin e shpejtë të tij mes nesh. Le të bashkohemi të gjithë, duke ia besuar atë mëshirës hyjnore, sepse siç thotë Shkrimi i Shenjtë: “Kërkoni dhe do t’ju jepet; trokitni dhe do t’ju hapet” (Mateu 7:7).
Të dashur vëllezër dhe motra, le të mbajmë shpresën gjallë, sepse besimi është shtylla jonë më e fuqishme në kohë prove. T’i lutemi Zotit që dora e Tij e shenjtë të prekë Kryepeshkopin tonë, duke i dhuruar shërim të plotë dhe kthim të shpejtë në misionin e tij të shenjtë.
Në këto momente, kujtojmë fjalët e tij të urta, të cilat gjithmonë na frymëzojnë: “Dashuria e Zotit është më e fortë se çdo sfidë. Aty ku ka dashuri, ka shpresë.”
Të bashkuar në frymë dhe në lutje, le ta mbajmë zjarrin e shpresës të ndezur dhe të presim me besim ditën kur Fortlumturia e Tij do të rikthehet sërish mes nesh, për të na udhëhequr me dritën e tij shpirtërore.
Zoti i Plotfuqishëm qoftë me ne të gjithë dhe e mbroftë Fortlumturinë e Tij, imzot Anastasin! Amin!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










