15/04/2020 15/04/2020 E mërkurë, 15 prill 2020 – Kujtimi i ditës. JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHME E MERKURA E MADHE. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht. – Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht – Të Mërkurën e Madhe përkujtojmë lyerjen me miro të këmbëve të Zotit tonë Jisu Krisht nga gruaja e përdalë. Gjithashtu përkujtojmë...
15 Απριλίου, 2020 - 15:03

Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht

Διαδώστε:
Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht

E mërkurë, 15 prill 2020 – Kujtimi i ditës.
JAVA E MADHE E PASHKËS – KRESHME

E MERKURA E MADHE. Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht.

– Lyerja e këmbëve të Zotit Krisht –

Të Mërkurën e Madhe përkujtojmë lyerjen me miro të këmbëve të Zotit tonë Jisu Krisht nga gruaja e përdalë. Gjithashtu përkujtojmë edhe mbledhjen e judenjve për të akuzuar Zotin Krisht nëpërmjet nxënësit të Tij, Juda Iskariotit.

Dy ditë para Pashkës, kur Krishti kishte shkuar në Jerusalem, dhe gjendej në shtëpinë e Simon lebrozit, iu afrua një grua e përdalë edhe ia lau këmbët Krishtit me miro të shtrenjtë dhe ia fshiu me flokët e saj. Miro kishte aromë të mrekullueshme dhe çmimi i miros ishte shumë i shtrenjtë rreth 30 dinarë. Për këtë nxënësit u habitën, sidomos Juda.

Apostujt e dinin gjithashtu se sa shumë zell kishte Krishti për lëmoshën ndaj të varfërve. Kjo grua leu me miro këmbët e Krishtit për ndjesë të mëkateve edhe Perëndia i fuqishëm i zgjidhi asaj mëkatet e shumta pas aktit të pendesës.

 

 

facebook.com/koash1991

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων