02/01/2020 02/01/2020 Të dashur miq, nga dita e tërmetit të 26 Nëntorit dhe deri më sot në ambientet e kompleksit të Manastirit të Shën Vlashit u strehuan dhe vazhdojnë të strehohen, shumë njerëz të prekur nga kjo fatkeqësi. Me ndihmën e Perëndisë, me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas, si edhe me ndihmat e ofruara nga jashtë dhe...
02 Ιανουαρίου, 2020 - 18:02

Manastiri i Hirshëm i Shën Vlashit: “Me ndihmën e Perëndisë, me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas, si edhe me ndihmat e ofruara nga jashtë dhe brenda vendit, arritëm të mbanim 4 javët e para, rreth 170 persona”

Διαδώστε:
Manastiri i Hirshëm i Shën Vlashit: “Me ndihmën e Perëndisë, me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas, si edhe me ndihmat e ofruara nga jashtë dhe brenda vendit, arritëm të mbanim 4 javët e para, rreth 170 persona”

Të dashur miq, nga dita e tërmetit të 26 Nëntorit dhe deri më sot në ambientet e kompleksit të Manastirit të Shën Vlashit u strehuan dhe vazhdojnë të strehohen, shumë njerëz të prekur nga kjo fatkeqësi.
Me ndihmën e Perëndisë, me bekimin e Kryepiskopit tonë Anastas, si edhe me ndihmat e ofruara nga jashtë dhe brenda vendit, arritëm të mbanim 4 javët e para, rreth 170 persona, të cilët u akomoduam në ambjentet e Skitit të Miroprurëseve, e konvikteve të Fakultetit Teologjik dhe të Shtëpisë Shpresa (shtëpi fëmijësh).
Tanimë, një pjesë e mirë e tyre janë sistemuar. Të tjerë, pritet të gjejnë së shpejti zgjidhje. Por ka edhe nga ata, që pritën dhe zgjodhën të kalojnë edhe fundvitin në manastir, si mirënjohje dhe lutje tek Perëndia.
Tashmë, vëmendja jonë krahas shërbimit të përditshëm ndaj tyre (rreth 40 veta), është përqëndruar edhe në ofrimin e ndihmave në terren. Sot pasdite, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Sebastia, u gjendëm pranë njerëzve në nevojë të fshatrave të Laçit dhe konkretisht në Dilbnisht.

Falenderojmë dhuruesit, vullnetarët dhe të gjithë ata që u munduan gjatë kësaj prove dhe mbi të gjitha falënderojmë Perëndinë për kujdesin e Tij!

Paçi një vit të bekuar!

 

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων