16/10/2025 16/10/2025 Në brigjet jugore të Liqenit të Ohrit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ngrihet madhështor Manastiri i Shën Naumit, një nga perlat e artit dhe shpirtit orthodhoks. Ai është ndërtuar në fund të shekullit IX dhe në fillim të shekullit X nga vetë Shën Naumi i Ohrit, njëri nga nxënësit më të afërt...
16 Οκτωβρίου, 2025 - 13:42

Manastiri i Shën Naumit në Ohër

Διαδώστε:
Manastiri i Shën Naumit në Ohër

Në brigjet jugore të Liqenit të Ohrit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ngrihet madhështor Manastiri i Shën Naumit, një nga perlat e artit dhe shpirtit orthodhoks.

Ai është ndërtuar në fund të shekullit IX dhe në fillim të shekullit X nga vetë Shën Naumi i Ohrit, njëri nga nxënësit më të afërt të Shën Kirilit dhe Shën Metodit – ndriçuesit e popujve sllavë dhe krijuesve të alfabetit cirilik.

Shën Naumi, bashkë me bashkëpunëtorin e tij Shën Klementin e Ohrit, luajti një rol të jashtëzakonshëm në përhapjen e besimit të krishterë në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Manastiri u themelua rreth vitit 905 pas Krishtit dhe u bë qendër e rëndësishme shpirtërore. Kisha kryesore e tij, kushtuar Kryeëngjëjve Mikail dhe Gavril, është ndërtuar në stilin tipik bizantin, me kupolë dhe afreske të mrekullueshme të shekujve XVI–XVII.

Në hyrje të manastirit ndodhet varri i Shën Naumit, i cili është nderuar për shekujsh me radhë nga besimtarët orthodhoksë.
Manastiri ndodhet në një peizazh mahnitës natyror, midis maleve, pyjeve dhe burimeve të kristalta që ushqejnë liqenin. Burimet e Shën Naumit janë një mrekulli më vete – ujëra që burojnë nga nëntoka dhe formojnë një sistem të gjerë të vogël lumenjsh dhe kanalesh që derdhen në liqen.

Ky vend është sot një qendër pelegrinazhi dhe vizitohet nga mijëra njerëz çdo vit, që vijnë të kërkojnë paqe, shërim shpirtëror dhe bekim nga Shën Naumi. Përveç rëndësisë fetare, manastiri është edhe një monument i rëndësishëm kulturor dhe historik i mbrojtur nga UNESCO, si pjesë e trashëgimisë së përbashkët të Liqenit të Ohrit.

Shën Naumi nderohet nga besimtarët si njeri i urtësisë, lutjes dhe dashurisë. Ai është mjek shpirtrash dhe trupash, i njohur për mrekullitë që kryente gjatë jetës dhe pas vdekjes.

Festa e tij kremtohet nga Kisha Orthodhokse më 23 Dhjetor

Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων