21/06/2020 22/06/2020 Historia e njerëzimit na ka treguar se kur njeriu ka ideale të fuqishme ose qëllime të mëdha, ai mund të bëjë gjëra shumë të guximshme. Të guximshme deri në marrëzi. Nuk do të shkojmë shumë larg për të kujtuar diçka të tillë, dhe nuk do shkojmë akoma edhe në një vend tjetër, por vetëm në...
21 Ιουνίου, 2020 - 21:15
Τελευταία ενημέρωση: 22/06/2020 - 1:27

“Marrëzia hyjnore”!

Διαδώστε:
“Marrëzia hyjnore”!

Historia e njerëzimit na ka treguar se kur njeriu ka ideale të fuqishme ose qëllime të mëdha, ai mund të bëjë gjëra shumë të guximshme. Të guximshme deri në marrëzi.

Nuk do të shkojmë shumë larg për të kujtuar diçka të tillë, dhe nuk do shkojmë akoma edhe në një vend tjetër, por vetëm në shekullin e kaluar, vendi ynë ishte në sundimin totalitar komunist, shumë njerëz morën guxim të madh që të braktisin vendin e tyre, të ikin në mënyrë të fshehur në një rrezik shumë të madh jo vetëm për jetën e tyre, por në një rrezik shumë të madh edhe për familjarët që ata do të linin pas.

Në vitet ’90 kishim akoma një tjetër “marrëzi njerëzore”, ku shumë shqiptarë lanë vëndin që të shkojnë në vende të tjera fqinje për një jetë më të mirë duke ecur në këmbë në kufij, në kohë të vështira, në rreziqe, në lumenj, në borë e në dimër, shumë të tjerë me varka, gomone të sajuara vetë, morën guximin e kaluan detin Adriatik, një guxim i cili për ne sot mund të jetë një marrëzi.

Por ka edhe një marrëzi tjetër, ka edhe një guxim tjetër. Eshtë “guximi dhe marrëzia hyjnore”. Çfarë do të thotë kjo?
E dëgjuam në pjesën e Ungjillit të sotëm, Zoti, në fillim të misionit të Tij, duke shëtitur pranë detit të Galilesë, gjeti dy vëllezër, Andrean dhe Petron të cilët ishin të varkat dhe i thërret ata; “Më ndiqni” dhe ata lanë varkat e tyre dhe ndoqën Zotin.
Zoti shkon pak më tutje dhe gjenë dy peshkatarë të tjerë, Jakovin dhe Joanin edhe ata bëjnë të njëjtën gjë, lënë gjithçka dhe shkojnë pas Krishtit!

Dhe kjo është marrëzi, “marrëzi hyjnore” sepse ata braktisën gjithcka. Braktisën punën e tyre, braktisën prindërit e tyre, braktisën familjen e tyre, kujtojmë që Petro ishte i martuar dhe kishte fëmijë, dhe për shkak të kësaj thirrje ata lanë gjithçka dhe ndoqën Zotin.
Kjo është “marrëzia hyjnore”. Dhe për shkak të kësaj “marrëzie hyjnore” në shekuj që bënë të krishterët, ne besojmë sot në besën e vërtetë, për shkak të asaj marrëzie të cilës të krishterët thanë; preferoj të jap jetën time, preferoj të jap diturinë time, preferoj të jap pasurinë time, preferoj të lë gjithçka, pushtetin, urtësinë, bukurinë, lavdinë dhe gjithçka, vetëm e vetëm që fjala e Zotit të mbetet e përjetshme, vetëm e vetëm që ne të fitojmë mbretërinë e Perëndisë.

Historia është e mbushur plot me njerëz të tillë të marrë më Zotin. Dhe nuk do t’i përmendim dot të gjithë, kemi Shën Nikollën, kemi Shën Katerina. Shën Nikolla ishte i vetmi fëmijë në familje, i përkiste një familje të pasur dhe fisnike, la gjithcka dhe ndoqi rrugën e përkushtimit më Zotit.
Shën Katerina i përkiste një familje fisnike, shumë e urtë, shumë e ditur, e pasur dhe flijoi edhe veten e saj për shkak “të marrëzisë hyjnore”.

Dhe kjo “marrëzi hyjnore” ka vazhduar në shekuj deri më sot. Nëse sot gëzojmë besën, është për shkak të kësaj “marrëzie hyjnore”. Nëse sot neve kemi këto Kisha që kemi në vendin tonë, është për shkak të marrëzisë hyjnore të atyre njerëzve të cilët dhanë për të ndërtuar Kishën. Nëse kemi besën dhe kemi dëgjuar fjalën e Perëndisë, është për shkak të atyre njerëzve të cilët erdhën nga jashtë, sakrifikuan veten e tyre, njerëzit e tyre, për t’na predikuar neve Ungjillin.

Nëse vazhdojmë të kemi Kisha dhe të dëgjojmë shërbesa është për shkak të atyre njerëzve të cilët dedikuan jetën e tyre të ndjekin priftërinë, të ndjekin rrugën e përkushtimit, të besimit dhe të katekizmit në Kishë që ne të dëgjojmë fjalën e Perëndisë.
Nëse vazhdojmë të mirëmbajmë Kishat sot, është për shkak të marrëzisë së atyre njerëzve të cilët ndihmojnë që të mirëmbahen Kishat, që të rregullojnë Kishat, dhe për të gjitha nevojat që ka Kisha sot.

Do të vazhdojë besa jonë derisa të kemi njerëz të tillë të marrë më Zotin. Dhe ne vazhdimisht inkurajojmë besimtarët që secili prej nesh të kemi këtë marrëzi. Nuk kemi jetë tjetër, nuk do të kemi jetë tjetër, kjo është e vetmja jetë në të cilën ne mund të bëjmë diçka të marrë për Zotin. Ndoshta nuk do të kemi shans tjetër në të ardhmen që të bëjmë një marrëzi për Zotin, që të bëjmë diçka të guximshme për Zotin. Shpeshherë u them të rinjve në bisedat që kemi: “Tani ju keni një potencial, keni një mundësi, jeni të rinj, keni energji, keni mundësi që të bëni dicka për Zotin, keni mundësinë që t’i përkushtoni kohë të tëra Zotit, me lutje, me lexime, me shërbesa, me paraklis, me kreshëm, me metani. Tani e keni këtë mundësi dhe potencial. Bëjeni tani, në të ardhmen do të vështirësoheni shumë”. E dimë se sa e vështirë është të mbush të gjitha detyrimet e tua familjare në shtëpi, në punë, dhe të gjitha gjërat e tjera, e dimë sa e vështirë është të gjejmë pak kohë për Zotin.

Inkurajoj vazhdimisht prindërit e u them: “Mësoni fëmijët me këtë dashuri, me këtë guxim, me këtë përkushtim, me këtë marrëzi në Zotin”. Por shpeshherë prindërit në vend që të kësaj ndoshta bëjnë të kundërtën. Ndonjëherë themi edhe me shaka: ” Ti ke tre djem, një nga djemtë e tu kushtoja Zotit”. Përgjigja: Fytyra të vrejtura.
Shikoj një familje tjetër:” Ti ke tre vajza, kushtoja një nga vajzat e tua Zotit”. Përgjigja: Heshtje, frikë.
Akoma më tepër kur shikon një nga djemtë ose vajzat e familjes duan t’i përkushtohen Zotit, të ndjekin studimet e teologjisë e më pas të ndjekin rrugën e priftërisë apo murgjërisë, aty krijohet një përplasje dhe një kundërshtim i madh dhe thonë se përse fëmija im. Po kush, fëmija i kujt do të jetë ai që do të vazhdoi që të shërbei si prift, si episkop, si katekist, si mësues i besimit, kush do të jetë? Fëmija i kujt do të jetë? Do të jetë fëmija i dikujt prej nesh ai i cili do të vazhdojë këtë “marrëzi hyjnore”!
Apostujt sot, shenjtorët në shekuj, barinjtë dhe mësuesit na inkurajojnë në këtë guxim dhe “marrëzi hyjnore”.

Le të lutemi të dashur besimtarë, le të lutemi që Zoti të nxjerrë në të ardhmen njerëz të guximshëm, njerëz “të marrë më Zotin” që të vazhdojnë ta shpallin mbretërinë e Perëndisë. Amin.

*Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, +Nikolla, të dielën 2-të Mattheut, dt.21/06/2020.

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων