22/10/2020 22/10/2020 Në letrën drejtuar galatianëve, apostull Pavli u jep atyre një këshillë, një porosi: “Mbani barrët e njëri- tjetrit!” ( Gal. 6:2) Sa herë shfletoj Biblën dhe lexoj, aq herë prek aktualitetin. Pavarësisht se ajo është shkruar afërsisht para 2000 vjetësh, në çdo kohë përcjell mesazhin e vet koherent. Shikoj shpesh herë, që breza me radhë...
22 Οκτωβρίου, 2020 - 17:54
Τελευταία ενημέρωση: 22/10/2020 - 17:56

“Mbani barrët e njëri-tjetrit!”

Διαδώστε:
“Mbani barrët e njëri-tjetrit!”

Në letrën drejtuar galatianëve, apostull Pavli u jep atyre një këshillë, një porosi: “Mbani barrët e njëri- tjetrit!” ( Gal. 6:2)

Sa herë shfletoj Biblën dhe lexoj, aq herë prek aktualitetin. Pavarësisht se ajo është shkruar afërsisht para 2000 vjetësh, në çdo kohë përcjell mesazhin e vet koherent.

Shikoj shpesh herë, që breza me radhë kanë të njëjtat problematika.

Në ditët e sotme kemi nevojë, që shën Pavli të na flas të gjithëve, madje të na urdhërojë: ” Mbani barrët e njëri- tjetrit!”

Shohim njerëz, të ngarkuar emocionalisht, shohim njerëz të vetmuar, shohim njerëz të lodhur shpirtërisht, madje dhe shumë të tjerë të rënë në depresion. Kjo gjë ndodh, sepse jemi bërë shumë egocentrik, nuk jemi të gatshëm të mbajmë barrët e njëri-tjetrit, për më tepër dhe çka është më e dhimbmshmja, nuk jemi gati as të lëshojmë barrët tona dhe kështu të ngarkuar, përfundojmë si kategoritë e personave , të cilët përmendëm më lart. Të mbyllur në ” guackën”, që kemi krijuar rreth vetes ne shtyjmë ditët tona, vitet tona dhe kështu të gjithë jetën.

Kemi humbur ngushëllimin, sepse kemi larguar nga jeta jonë Ngushëllimtarin, i cili është aty dhe pret, që ne t’ i japim vend brenda shpirtit tonë.

Në këto ditë të vështira, në të cilat po jetojmë, kemi shumë nevojë të mbajmë barrët e njëri- tjetrit.

Të dashur vëllezër dhe motra më Krishtin, le të lëshojmë barrët tona te të afërmit tanë dhe le të mbajmë barrët e tyre! Kështu na këshillon apostulli: ” Mbani barrët e njëri- tjetrit !”

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων