21/01/2020 21/01/2020 Mbi 9.000 kisha janë sulmuar e dëmtuar vitin e kaluar Sipas raportimeve të organizatës joqeveritare “Open Doors USA”, e cila monitoron dhe persekutimet e të krishterëve, viti i kaluar shënoi një rritje drastike të numrit të sulmeve ndaj kishave dhe të krishterëve. Një raportim u bë fillimisht në vitin 1992, ku Open Doors mblodhi të...
21 Ιανουαρίου, 2020 - 15:05

Mbi 9.000 kisha janë sulmuar e dëmtuar vitin e kaluar

Διαδώστε:
Mbi 9.000 kisha janë sulmuar e dëmtuar vitin e kaluar

Mbi 9.000 kisha janë sulmuar e dëmtuar vitin e kaluar

Sipas raportimeve të organizatës joqeveritare “Open Doors USA”, e cila monitoron dhe persekutimet e të krishterëve, viti i kaluar shënoi një rritje drastike të numrit të sulmeve ndaj kishave dhe të krishterëve.

Një raportim u bë fillimisht në vitin 1992, ku Open Doors mblodhi të dhëna nga 60 shtete të ndryshme dhe konkludoi në listën e 50 shteteve ku Krishterimi persekutohet më tepër.

Sipas raportimit në fjalë, në këto shtete mbi 260 milion të krishterë përballen me persekutime të rënda. Në raportin e vitit 2019, kjo shifër ishte rritur me 6%.

Përgjatë vitit të kaluar janë sulmuar e dëmtuar 9.488 kisha apo ndërtesa që janë në pronësinë e kishës (mesatarisht rreth 25 çdo ditë).

Numri i të krishterëve të arrestuar apo të burgosur pa kaluar në procese gjyqësore arriti në 3.711 persona. Megjithatë, sipas këtij raportimi, kishte një ulje të numrit të të krishterëve të vrarë për arsye lidhur me besimin e tyre (2.983, pra afërsisht rreth 8 të krishterë në ditë krahasuar me raportimeve e një viti më parë, ku arrinte në 11 në ditë).

 

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων