08/11/2019 08/11/2019 MBLEDHJA E KRYEENGJËJVE MIHAIL DHE GAVRIL DHE E GJITHË FUQIVE QIELLORE DHE PA TRUP Të dashur vëllezër edhe motra më Krishtin, Kisha jonë sot përkujton dhe feston, Mbledhjen e Kryeengjëjve të shenjtë Mihail dhe Gavril, si edhe gjithë fuqitë qiellore pa trup. Kjo festë, zë fill në shekullin e katërt, kur Sinodi Laodicesë u pozicionua...
08 Νοεμβρίου, 2019 - 15:13

MBLEDHJA E KRYEENGJËJVE MIHAIL DHE GAVRIL DHE E GJITHË FUQIVE QIELLORE DHE PA TRUP Predikim nga At Mihal Sanellari

Διαδώστε:
MBLEDHJA E KRYEENGJËJVE MIHAIL DHE GAVRIL DHE E GJITHË FUQIVE QIELLORE DHE PA TRUP Predikim nga At Mihal Sanellari

MBLEDHJA E KRYEENGJËJVE MIHAIL DHE GAVRIL DHE E GJITHË FUQIVE QIELLORE DHE PA TRUP
Të dashur vëllezër edhe motra më Krishtin, Kisha jonë sot përkujton dhe feston, Mbledhjen e Kryeengjëjve të shenjtë Mihail dhe Gavril, si edhe gjithë fuqitë qiellore pa trup. Kjo festë, zë fill në shekullin e katërt, kur Sinodi Laodicesë u pozicionua mbi nderimin e fuqive engjellore, duke përkufizuar edhe natyren e tyre. Sepse në këtë kohë në Azinë e Vogël kishte një nderim kaq të madh të engjëjve dhe sidomois të kryeengjëllit Mihail, saqë njerëzit po e tepronin. Kështu Sinodi i Laodicese i mbajtur në vititn 363 në kanonin 35 ndaloi adhurimin e engjejve dhe vendosi, që fuqitë qiellore, të kremtoheshin me nderime në muajin e nëntë të vitit, i cili me kalendarin e atëhershëm ishte Nëntori, për nderim të nëntë urdhërave engjëllorë dhe si datë, u zgjodh data tetë e këtij muaji, e cila në simbolikën e saj nënkupton ditën e tetë të krijimit, që në kuptimin eklisiologjik është dita e Mbretërisë së Qiellit dhe dita e gjyqit të fundit, ose dita e paperënduar.
Në këtë ditë, Kisha mblidhet për të nderuar të gjitha fuqitë pa trup, të palëndëshme dhe mendore, të cilat janë nëntë urdhëra, të ndara në tre rangje. Në rangun e parë, bëjnë pjesë Qeruvimet me shumë sy, Serafimet me gjashtë krahë, si edhe Fronet. Në rangun e dytë, bëjnë pjesë Zotërimet, Fuqitë dhe Pushtetet dhe ne rangun e tretë, bëjnë pjesë Kryeengjëjt, Engjejt dhe Kryesitë. Kisha ka vendosur, për të nderuar këta meshëtarë të Perëndisë, të cilët, janë edhe ruajtësit dhe mbrojtësit tanë, në një festë të përbashkët. Engjëjt janë qenie inteligjente dhe patrup, dmth, që nuk kanë një trup materjal, si i yni.
Dashuria e Perëndisë së gjithëpushtetshëm, është një veçanti, e cila u shpreh me krijimin e botës materjale dhe jo materjale, e cila kulmoi me krijimin e njeriut dhe shpëtimin e gjindjes njerëzore, më Krishtin Jisu. Bota e engjejve ishte vepra e parë krijuese e Perëndisë. Engjëjt e shenjtë, janë krijesa inteligjente dhe të palëndëshme, të cilat gëzojnë liri të plotë, për të qëndruar në shenjtërinë për të cilën janë krijuar, apo për tu kthyer drej të keqes. Natyra e tyre është e ndryshueshme dhe nga krijesa drite mund të kthehen në krijesa të errësirës, ashtu sikundër ndodhi me Eosforin dhe engjejt që e pasuan atë. Engjejt, si krijesa të pavdekshme dhe jolëndore, i shërbejnë Perëndisë, duke lavdëruar parreshtur shenjtërinë dhe fuqinë e tij të pashprehur.
Perëndia, si e vetmja dritë e përjetëshme, e pakrijuar, jomateriale dhe e pakuptuarshme, i cili prehet në misterin e padepertuehëm të natyrës së tij unike, e cila, qëndron në lidhjen e panxënë dhe të pashprehur të dashurisë, të tre personave të Trinisë, së Atit, Birit dhe Frymes së Shenjtë. Si shkaku i çdo të mire, përpara se të krijonte botën e dukshme dhe materiale me fjalën e tij, solli në ekzistence dhe përsosi në shenjtëri natyrën e engjëjve. Duke krijuar Fuqitë Qiellore, si shërbëtorë të devotshëm të lavdisë së tij, si drita hyjnore, të cilat marrin dhe reflektojnë dritën e pakrijuar të Perëndisë. Këto fuqi të patrupa, si qenie inteligjente kanë një natyrë thellësisht jomateriale, mendore, spirituale dhe të lirë, gjithmonë në lëvizje dhe të pa kufizuara nga trupi lëndor. Megjithëatë, ato janë krijesa të kufizuar në kohë dhe në hapësirë, kur janë në një vend nuk mund të jenë diku tjetër. Natyra e tyre e palëndëshme nuk kufizohet nga barjerat materiale. Në vartësi të përmbushjes së misionit të tyre, ato shfaqen tek njerëzit në forma të ndyshme trupore, të njohura dhe të kuptushme për ne. Nëse ato profetizojnë, zbulojnë të ardhme, apo sjellin mesazhe të ndryshme kjo nuk vjen për shkak të natyrës së tyre, por nga hiri i Perëndisë dhe urdhëri i Tij.
Si krijesa të pavdekshme, engjejt morën prej Perëndisë edhe dhuratën e lirisë, e cila pati dhe ajo provën e saj. Pasi, atë që Perëndia u dhuroi nga hiri ta përmbushin dhe ta ruanin edhe nga drejtësia, dmth edhe engjëjt gëzojnë lirinë për të zgjedhur. Njëri prej engjëjve, i pari i fuqive qiellore, Eosfori, engjëlli i dritës. Fryma qiellore që qëndrone në rangun e parë dhe më pranë Perëndisë, i cili shkëlqente nga drita hyjnore, ra në krenarinë e “privilegjeve” të tij. I kapur në kurthin e krenarisë, mendoi se mund të rivalizonte Perëndinë, krijuesin e tij: “Do të ngjitem në qiej, përmbi qiejtë e Perëndisë do ta nge fronin tim, do të ngjitem në majat e reve, do të bëhem si i shumëlarti”. (Isaia 1:14). Kjo krenari ishte edhe mëkati i tij. Ishte i pari që hodhi poshtë të mirën dhe zgjodhi të keqen. Duke u rebeluar kundër Perëndisë, tërhoqi me vete edhe shumë engjëj të tjerë, të cilët pas rënies së tyre u shdërruan në engjëj të errësirës, të cilët njihen si demonë. Nga shenjtëria ranë në ligësi, e cila me sa duket është e mungesa e shenjtërisë.
Dhe sikundër na informon tradita dhe ndërgjegja e Kishës, pas rënies së engjëjve, Kryeengjëlli Mihail qëndroi në mes të fuqive qiellore dhe iu drejtua engjëjve të tjerë me këto fjalë: “Le të vemë rë! Le të qëndrojmë mirë, le të qëndrojmë me frikë Perëndie”. Fjalë shumë të njohura, të cilat i përsërisim në çdo liturgji hyjnore, të cilat u bënë edhe fjalët që ndalën rënien e engjëjve të tjerë.
Pikërisht, kjo është ajo ç’ka festojmë dhe kujtojmë sot, jo rënien e Eosforit, por bindjen e kryeengjëllit Mihail dhe thirrjen e tij drejtuar engjejve dhe fuqive të tjera qiellore, e cila ndaloi rënien edhe të engjëjve të tjerë, që i qëndruan besnikë Perëndisë. Prandaj, Kisha mblidhet së bashku në këtë ditë në një kremtim adhurues, duke nderuar dhe kujtuar mbledhjen e engjëjve rreth Mihailit. Ditë që na sjell në vëmendje bindjen, besimin dhe besnikërinë ndaj Perëndisë, sepse, bindja dhe mos bindja si prova e lirisë, janë ato që kanë shkruar dhe historinë tonë, të gjinisë njerëzore. Ngjarja të cilën kutojmë sot është edhe një thirrje për secilin nga ne, fjalët e Kryeengjëllit Mihail na drejtohen sot edhe neve. Bindja dhe besnikëria ndaj Perëndisë janë e vetmja rrugë që të çon në shenjtëri, sepse liria e vërtetë e njeriut, nuk është arroganca dhe rrebelimi i Satanit, i cili sjell veç skllavëri ndaj mëkatit dhe ligësinë, si mungesë e shenjtërisë dhe e hirit hyjnor. Sepse, nëse errësira është mungesëa e dritës dhe e keqja mungesa e së mirës, ligësia është mungesa e shenjtërisë, dhe shenjtëria vjen nga hiri i Shpirtit të Shenjtë mbi besnikët dhe të përulurit si rrjedhojë e natyrshme e lirisë sonë në Zotin. Egoizmi, krenaria dhe lakmia, të cilat janë shumë të ngjashme me njëra tjetrën dhe që ndoshta bashkëjetojnë në mënyrë të çudishme brenda njëra tjetrës u bënë shkau i rënies dhe i shdërrimit të Eosforit nga engjëll drite në djall dhe i engjëjve që e pasuan në demonë. E nëse nga këto gjëra ranë engjëjt sa më tepër duhet që ne të jemi të kujdesshëm. Mendja krenare, syri lakmitar dhe zemra egoiste, janë sëmundja më e këqe e jetës shpirtërore, të cilat shkatërrojnë jovetëm njeriun që i ka, por edhe jetët e njerëzve të tjerë që kanë pranë. Fjalët dhe qëndrimi i kyeengjëllit Mihail le të bëhen edhe për ne burim frymëzimi dhe shembull ndriçues në jetën tonë shpirtërore. Zoti në Ungjill na thotë se pa mua nuk mund të bëni asgjë, që do të thotë se çdo përpjekje njerëzore pa Zotin nuk mund të jetë asgjë më shumë se një dështim duke e parë afatgjatë në prespektivën e jetës së përjetëshme. Njerzit shpesh gënjehen dhe dehen nga suksese afatshkurtra dhe të përkohëshme, madje dhe vetë djalli u deh nga ajo çka arriti duke marë një shumicë engjësh me vete, duke shtyrë njeriun në mëkat, madje dhe duke menduar se është princi i kësaj bote, megjithatë në perspektivën e përjetësisë do të jetë humbësi më i madh. Fjalët e kryeengjëllit Mihail, janë fjalë besnikërie, bindjeje dhe përkushtimi ndaj Zotit, le të tregojmë edhe ne të njëjtën bindje, përkushtim dhe besnikësri ndaj Zotit, sepse Zoti është Besnik. Le të kemi edhe ne frikë Perëndie, sepse frika e perëndisë është fillimi i diturisë thotë Solomoni në libin e Fjalëve të Urta, ndërsa arrogance dhe rebelimi janë fillimi i marrëzisë së Satanit.
Shkrimi i shenjtë ndërkohë është i mbushur plot me referenca, të cilat tregojnë veprimtarinë dhe pjesëmarrjen e engjëjve dhe të gjitha fuqive qiellore në përditshmërinë e historisë njerëzore. Dhe nëqoftëse Mihaili njihet si Kryeengjëlli i drejtësisë, në mjaft prej ngjarjeve të historisë së popullit të zgjedhur, por edhe në vazhdim në Dhiatën e Re dhe në historinë e mëpastajme të Kishës, Gabrieli njihet si kryeengjëlli i lajmit të mirë dhe i mesazheve hyjnore. Por, ne njohim nga shkrimi edhe emra të tjerë engjëjsh, sikundër Rafaili dhe dhe Urieli. Shkrimi i Shenjtë është i mbushur me referenca dhe përshkrime mbi engjëjt dhe fuqitë qiellore, cilido që ka lexuar një herë biblën e di se sa shpesh engjejt përmenden atje. Gjithashtu, Kisha beson se çdo njeri që vjen në botë ka edhe ai engjëllin e tij mbrojtës dhe se engjejt janë aktivë në të gjithë veprimtarinë njerëzore. Ne besojmë se edhe në çdo liturgji hyjmore apo shërbesë kishtare, prezenca e engjëjve është gjithmonë e pranishme, besim që shprehet qartazi edhe në ikonografinë e kishës.
Në këtë ditë të madhe të kujtimit të kryeengjejve Mihail dhe Gavriil dhe gjithë të fyqive qiellore le t’i lutemi Zotit, që të na japë edhe neve në jetën tonë engjëll drite që edhe ne t’i qëndrojmë besnikë Zotit, kishës dhe besimit tonë, sepse vetëm kështu do të përmbushim qenien dhe jetën tonë dhe Zoti që është besnik në të gjitha nuk do të na braktisë. Amin.

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων