04/01/2021 04/01/2021 Ikona “Mbledhja e Kryeëngjëjve” është një ndër ikonat më të bukura e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar. Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit të XVII-të, dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë. Ikona paraqet triumfin e Kryeëngjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë...
04 Ιανουαρίου, 2021 - 17:22
Τελευταία ενημέρωση: 04/01/2021 - 17:23

“Mbledhja e Kryeëngjëjve”, një ndër ikonat më të bukura në Muzeun e Artit Mesjetar

Διαδώστε:
“Mbledhja e Kryeëngjëjve”, një ndër ikonat më të bukura në Muzeun e Artit Mesjetar

Ikona “Mbledhja e Kryeëngjëjve” është një ndër ikonat më të bukura e ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar.

Ikona është pikturuar në fillimet e shekullit të XVII-të, dhe u pikturua për kishën e fshatit Sinicë, në Korçë.

Ikona paraqet triumfin e Kryeëngjëjve kundër forcave të djallit dhe lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me ikonografinë perandorake. Ushtria e kryeëngjëjve paraqitet duke mbajtur ushta në njërën dorë ku në vijë të parë, paraqiten tre prej tyre duke mbajtur medaljonin me Krishtin Emanuel.

Portretet e kryeëngjëjve sjellin modelet e fytyrave të shëndetshme, të bukura, hyjnore me faqe dhe buzë të kuqe si dhe aftësinë e madhe artistike të piktorit në artin ikonografik.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων