09/09/2022 09/09/2022 E premte, 9 shtator 2022 – Shenjtori i ditës. DITË KRESHME Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit. – HYJPRINDËRIT JOAKIM E ANA – Sot Kisha jonë feston kujtimin e Hyjprindërve të shenjtë Joakim dhe Ana sepse ata u bënë shkak i një gëzimi mbarëbotëror me lindjen...
09 Σεπτεμβρίου, 2022 - 14:53

Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit

Διαδώστε:
Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit

E premte, 9 shtator 2022 – Shenjtori i ditës.
DITË KRESHME
Mbledhja për Hyjprindërit Joakim e Ana. Etërit e Sinodit të Tretë Ekumenik. Omari i Teruanit.
– HYJPRINDËRIT JOAKIM E ANA –
Sot Kisha jonë feston kujtimin e Hyjprindërve të shenjtë Joakim dhe Ana sepse ata u bënë shkak i një gëzimi mbarëbotëror me lindjen e Hyjlindëses Mari. Joakimi ishte nga fisi i Judës ndërsa Ana ishte nga fisi i Levit. Sipas traditës së shenjtë prindërit e Shën Marisë, Joakimi dhe Ana mbetën pa fëmijë për shumë vite dhe shterpësia e pamundësia e pasjes së një fëmije, sipas mendësisë hebraike, konsiderohej si një mallkim prej Perëndisë. Të dy ishin shërbëtorë të vërtetë të Perëndisë, të drejtë dhe shpresëtarë, por lutjet e tyre për një fëmijë nuk kishin marrë përgjigje.
Një ditë kur Joakimi erdhi të bënte ofrimin e tij në tempull, ngaqë s’kishte fëmijë, ai u kthye nga kryeprifti i cili e qortoi me ashpërsi. I hidhëruar dhe i dekurajuar, Joakimi u largua në një vend të vetmuar për të fshehur turpin e tij. Teksa ishte duke u lutur tek Perëndia, qëlloi që edhe gruaja e tij, Ana, lutej për të njëjtën gjë në të njëjtën kohë. Atëherë një engjëll iu shfaq të dyve duke lajmëruar se Ana do të mbarsej me një fëmijë, emri i të cilit do të bëhej shembull për gjithë botën. Premtimi i engjëllit u përmbush dhe Ana lindi një vajzë, Marinë. Të dy prindërit premtuan se vajzën e lindur do t’ia përkushtonin Perëndisë, premtim që e mbajtën kur Maria u bë tre vjeç.
Pas kësaj, Joakimi dhe Ana e kaluan pjesën tjetër të jetës me kreshmë, lutje dhe lëmosha për të varfërit. Joakimi dhe Ana dorëzuan shpirtin e tyre në paqe tek Perëndia duke trashëguar të mirat e përjetshme, pasi vetë Zoti na siguroi se të drejtët do të shkojnë në jetën e përjetshme.
* * * * *
– ETËRIT E SINODIT III EKUMENIK, VITI 431 –
Nestori, episkopi i Konstandinopojës, mësonte se te Krishti nuk bashkoheshin përsosmërisht natyra hyjnore dhe ajo njerëzore, por se Ai ishte një njeri i thjeshtë i hyjnizuar, dhe se të Tërëshenjtën nuk mund ta quanim Nënën e Perëndisë. Falë zellit apostolik dhe shkrimeve të frymëzuara të shën Kirilit të Aleksandrisë, Etërit e mbledhur dhe të kryesuar prej tij e dënuan këtë herezi dhe konfirmuan besën e dy Sinodeve të para, duke shpallur qartë se Zoti Jisu Krisht e mbajti tërë natyrën njerëzore, që të na jepte mundësinë për t’u bashkuar vërtet me natyrën e Tij hyjnore.

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων