26/03/2020 26/03/2020 E enjte, 26 mars 2020 – Shenjtori i ditës. JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium. – Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel – Është zakon që pas festave të mëdha të Zotit të kremtojmë atë që u dërgua nga Perëndia para të...
26 Μαρτίου, 2020 - 12:53

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel

Διαδώστε:
Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel

E enjte, 26 mars 2020 – Shenjtori i ditës.
JEMI NË KRESHMËN E MADHE TË PASHKËS

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel. Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. Dëshmor Montani etj. në Sirmium.

– Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil/Gabriel –

Është zakon që pas festave të mëdha të Zotit të kremtojmë atë që u dërgua nga Perëndia para të Tërëshenjtës për lajmin e shpëtimit. Që nga fillimi dhe përgjatë gjithë historisë, ky prijës i Fuqive të Patrup ka qenë për ne njerëzit Engjëlli i mëshirës dhe i dashamirësisë hyjnore. Qenie e zjarrtë, pa të keqe dhe vazhdimisht e përkushtuar te soditja e lavdisë hyjnore, Kryeengjëlli Gabriel u caktua nga Zoti si “shërbëtor i ngarkuar me një detyrë dhe u dërgua në shërbim për ata që duan të trashëgojnë shpëtimin” (Hebr. 1:14).

Sipas shën Proklit të Konstandinopojës, emri i tij do të thotë: “Perëndi dhe njeri” dhe ishte i përkushtuar për të lajmëruar të gjitha misteret që bashkëvepronin për përgatitjen e Mishërimit të Zotit tonë Jisu Krisht. Kulmi dhe fundi i misionit të tij ishte: “Gëzohu!” që tha tek Hyjlindësja Mari, formulë që u bë më pas shprehje lavdërimi dhe i veprimit të hirit për të gjithë ata që trashëguan shpëtimin dhe u përpoqën të imitojnë këtu mbi tokë jetën e Engjëjve.

* * * * *

– Dëshmorët Kodrati, Theodhosi, Emanueli etj. –

Shën Kodrati ishte episkop në Lindje, në një epokë të papërcaktuar. U dëbua nga froni episkopal nga idhujtarët dhe e ndaluan të predikonte Jisu Krishtin. Pa llogaritur këtë kërcënim, e vazhdoi detyrën e tij; pagëzoi katikumenë dhe vizitoi të krishterët që mbaheshin nëpër burgje, duke i nxitur të ngulmonin në rrëfimin e besës, që sjell jetë të përjetshme. Persekutorët i mësuan këto, ndaj e kapën Kodratin dhe pas shumë torturash i prenë kokën.

Në të njëjtën kohë, Theodhosi, Emanueli (dhe Sabini) dhe dyzet martirë të tjerë të vyer dishepuj të Krishtit dolën vullnetarisht para paganëve dhe rrëfyen me guxim se ishin të krishterë. I burgosën dhe më pas i lidhën lakuriq mbi shtyllë, ku xhelatët ua shqyen trupat, pastaj i hoqën zvarrë mbi gjemba dhe përfundimisht u prenë kokat.

 

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë/facebook

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων