13/07/2023 13/07/2023 E enjte, 13 korrik 2023 – Shenjtori i ditës. Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara. – OSHËNAR STEFAN SAVAITI – Nipi i shën Joan Damaskinit, lindi në Damask në vitin 725. Kur ishte 10 vjeç xhaxhai i tij e dërgoi në Lavra të shën Savës, ku për 15 vjet u ushtrua shumë...
13 Ιουλίου, 2023 - 15:47

Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara.

Διαδώστε:
Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara.

E enjte, 13 korrik 2023 – Shenjtori i ditës.
Mbledhja për Kryeengjëllin Gavriil. Oshënar Stefan Savaiti. Oshënare Sara.

– OSHËNAR STEFAN SAVAITI –
Nipi i shën Joan Damaskinit, lindi në Damask në vitin 725. Kur ishte 10 vjeç xhaxhai i tij e dërgoi në Lavra të shën Savës, ku për 15 vjet u ushtrua shumë mirë në jetën murgjërore.
Pas vdekjes së xhaxhait të tij, shkoi në shkretëtirë dhe iu përkushtua krejtësisht studimit të fjalës së Perëndisë. Gjithashtu në shkretëtirë u mor me poezi dhe arriti të bëhej një nga poetët e Kishës sonë.
Talentin që i kishte dhuruar Perëndia, oshënari ia përkushtoi vetëm lavdisë së Perëndisë dhe jo admirimit njerëzor. Kjo ndodhte sepse ai frymëzohej gjithmonë nga fjalët e Shkrimit të Shenjtë, i cili thotë: “Dhe çdo gjë që të bëni me fjalë e me vepër t’i bëni në emër të Zotit Jisu, duke e falënderuar Perëndinë Atë nëpërmjet tij”.
Oshënar Stefani, pasi e zbukuroi Kishën me poezi, ndërroi jetë në paqe në vitin 807.
* * * * *
– OSHËNARE SARA –
Tregohet për këtë të lumur, që jetoi në shkretëtirën e Egjiptit rreth shek. V, se për trembëdhjetë vjet u luftua nga demoni i mishit. Megjithatë, nuk u lut që kjo betejë të pushonte, por përkundrazi, që të luftonte gjithnjë e më tepër në asketizëm dhe frikën e Perëndisë. Përsëriste këto fjalë: “O Perëndi, më jep fuqi.”
Një ditë, kur tundimi u bë më i fortë, u ngjit në tarracën e qelisë së saj. Fryma e keqe e mëkatit të mishit iu shfaq me trup dhe i tha: “Ti Sara më munde.” Ajo ia ktheu: “Nuk të munda unë, por Krishti”.
Për të thuhej se qëndroi pranë Nilit për gjashtëdhjetë vjet dhe kurrë nuk i hodhi sytë për ta parë lumin, kaq shumë ishte dhënë pas lutjes. Ajo thoshte: “Po hedh këmbën që të ngjitem në shkallë dhe e vë vdekjen gjithnjë para syve të mi, para se të ngjitem”.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων