“Me Kryqin hapim Parajsën”!
1 . “Kryqi është kapitali i shpëtimit tonë; kryqi është bazë të mirash të pafundme. Në sajë të kryqit neve që ishim më parë, të çmendur dhe të rrëzuar, u pranuam në vendin e bijve, në saj të Tij nuk mashtrohemi më, por njohëm mirë të vërtetin; në saj të Tij ne që më parë u faleshim drurëve dhe gurëve, tani njohëm mirë Krijuesin e të gjithave; në saj të Tij, ne shërbëtorët e mëkatit, u lavdëruam në lirinë e përligjës; në saj të Tij toka u bë qiell” – Shën Joan Gojarti.
2. I tërëmiri na dhuroi shumë gjëra, por nga dhuratat e Tij më të mëdha është shenja e Kryqit.
Me Kryqin mësojmë misteret e dëlira.
Me Kryqin hapim Parajsën.
Me Kryqin dëbojmë demonët.
Së pari ne duhet të kemi duart tona të pastra e të panjollosura nga mëkatet. Dhe vetëm kështu, me bërjen e shenjës së Kryqit, mund të dëbohet dhe të digjet djalli, por nëqoftëse vetë jemi të ngarkuar me mëkate, atëherë Kryqi që bëjmë nuk ka vlerë.
Pra, vëllezërit e mi, qoftë kur hani, qoftë kur pini verë ose ujë, qoftë kur udhëtoni apo punoni, kryqi të mos ju mungojë kurrë” – Shën Kozmai i Kolkondasit.
3 . “Të mos turpërohemi nga Kryqi i Krishtit. Edhe nëqoftëse tjetri turpërohet dhe e fsheh, ti bëje dukshëm Kryqin tënd, që të shohin demonët këtë shenjë të Mbretërisë së Perëndisë dhe të ikin larg, duke u dridhur. Bëje pra, shenjën e Kryqit gjatë ngrënies, gjatë ndenjes e në çdo rast, sepse kush kryqëzohet këtu në tokë do të gjendet mendërisht sipër në qiell” – Shën Kirilli i Jerusalemit.
4 . “Le ta bëjmë shenjën e kryqit me guxim dhe me kurajo. Kur demonët e shohin atë, ata kujtojnë të kryqëzuarin, ata fshihen dhe na lenë të qetë” – Shën Kirilli i Jeruzalemit.
5 .“Kryqi është armë fitimtare” – Shën Sofroni i Jeruzalemit.
6 . “Kryqi është mbrojtës nga të këqijët” – Shën Grigori i Nisës.
7 . “Kryqi është kapital i gjithë të mirave” – Shën Joan Gojarti
8 . “Kryqi yt, o Zot edhe pse duket dru në thelb është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit. Ferri duhet të jetë paaftësia për të dashur” – Dostojevski.
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










