22/04/2020 22/04/2020 Të dashur studentë, pedagogë dhe anëtarë të personelit të Kolegjit Universitar “LOGOS”, Në zbatim të mësimit në distancë dhe të punës nga shtëpia, anëtarët e komunitetit të Kolegjit Universitar “LOGOS” kanë shfaqur një angazhim, durim dhe krijimtari të veçantë për të përballuar sfidën e paparë të pandemisë COVID-19. Në këtë kontekst, ne jemi detyruar të...
22 Απριλίου, 2020 - 15:34
Τελευταία ενημέρωση: 22/04/2020 - 15:35

Mesazh i rektorit të kolegjit universitar “LOGOS”, Prof.Dr. Nikoleta Mita

Διαδώστε:
Mesazh i rektorit të kolegjit universitar “LOGOS”, Prof.Dr. Nikoleta Mita

Të dashur studentë, pedagogë dhe anëtarë të personelit të Kolegjit Universitar “LOGOS”,

Në zbatim të mësimit në distancë dhe të punës nga shtëpia, anëtarët e komunitetit të Kolegjit Universitar “LOGOS” kanë shfaqur një angazhim, durim dhe krijimtari të veçantë për të përballuar sfidën e paparë të pandemisë COVID-19.

Në këtë kontekst, ne jemi detyruar të marrim vendim pas vendimi për t’iu përgjigjur situatës së paparashikuar.

Shumë punë janë bërë për të siguruar që Kolegji Universitar “LOGOS” të mund të vazhdojë funksionet e tij thelbësore nëpërmjet mësimit në distancë dhe punës nga shtëpia dhe që të jetë në gjendje të rifillojë veprimtarinë e tij normale kur të kapërcehet kriza. Ne kemi ngritur dy ekipe në mbështetje të mësimit në distancë.

Ekipi për menaxhimin akademik të mësimit në distancë ofron asistencë pedagogjike për pedagogët dhe studentët, monitoron respektimin e standardeve të cilësisë dhe do të përgatisë raportin e vlerësimit në përfundim të gjithë procesit të mësimit në distancë.

Ekipi për administrimin teknik të mësimit në distancë ofron asistencë teknike për studentët dhe pedagogët për përdorimin e platformave digjitale, mbledh fidbek për çështje të administrimit teknik të platformave dhe do të përgatisë raportin e vlerësimit për çështje të administrimit teknik të platformave në përfundim të gjithë procesit të mësimit në distancë.

Ndërsa përpiqemi të përfshihemi në botën e re të mësimit në distancë, pedagogët dhe studentët janë mbështetur me udhëzime dhe këshilla pedagogjike për mësimdhënien dhe të nxënit në distancë, me udhëzime administrative, teknike dhe këshilla shëndetësore. Udhëzime të tjera për metodologjinë e mësimdhënies, për të nxënit, për vlerësimin e studentëve, për organizimin e provimeve do të vijojnë të vihen në dispozicion të pedagogëve dhe studentëve dhe do të publikohen në faqen e internetit dhe median sociale të Kolegjit Universitar “LOGOS” në ditët në vazhdim.

Sigurimi i mirëqenies së studentëve dhe të personelit akademik dhe administrativ është thelbësor në çdo kohë, por përbën përparësi në kushtet e pandemisë.  Këshilla të përgjithshme për menaxhimin e shëndetit mendor dhe emocional, si dhe për mënyrën e përballimit të izolimit, stresit dhe ankthit do të paraqesim në ditët në vijim.

Ka qenë interesante dhe frymëzuese të mësosh, sesi pedagogët dhe studentët po përballen me realitetet e reja të mësimit dhe punës nga shtëpia. Të gjithë ne jemi entuziastë kur realizojmë diçka që nuk e kemi bërë më parë, por edhe frustrohemi kur nuk arrijmë atë që dëshirojmë.

Mësimi në distancë nuk është thjesht çështje e “konvertimit” të mësimit ballë për ballë. Ne jemi përfshirë në një eksperimentim të madh. Kjo është një përvojë e re për të gjithë ne. Ne jemi përpjekur të mësojmë duke bërë. Ne e kemi filluar me gjëra të njohura dhe jemi përpjekur të mbajmë qasje të thjeshta. Ne e kuptojmë se në këto kohë sfiduese, studentët dhe personeli mund të mos kenë qasje të drejtpërdrejtë në teknologji ose në mjedise që ndihmojnë për të mësuar dhe punuar në distancë dhe prandaj përpiqemi të jemi fleksibël dhe të gjejmë forma alternative për të zgjidhur problemet që ndeshim. Përdorimi i formave të mësimdhënies dhe të të nxënit në distancë paraqet një sfidë të vërtetë, por përpiqemi të gjejmë alternativa që funksionojnë për të gjithë.

Nga raportimet e përjavshme të pedagaogëve dhe nga fidbeku i studentëve mësojmë se po përdoren platforma të ndryshme digjitale që mundësojnë mësimin sinkron dhe asinkron, mësimin nëpërmjet video dhe audio konferencave, përdorimin e audiove dhe videove të përgatitura nga pedagogët ose të rekomanduara në internet, diskutimet online, forumet online, detyrat e llojeve të ndryshme në distancë.

Falënderimet e mia për të gjithë pedagogët dhe punonjësit e administratës që po punojnë dhe po mbështesin realizimin e mësimit në distancë.

Falenderime të veçanta edhe për studentët që i janë përgjigjur mirë mësimit në distancë dhe kanë treguar angazhim të madh për të mësuar në distancë për të përmbyllur studimet e këtij viti akademik, në rrethana jashtëzakonisht stresuese.

Unë i nxis të gjithë të vazhdojmë të përdorim praktikat e mira dhe risitë pedagogjike në fushën e mësimit në distancë që na mundësojnë të përmbushim misionin e Kolegjit dhe të mbështesim studentët në zhvillimin e kompetencave të parashikuara sipas programeve përkatëse të studimit.

Unë i nxis të gjithë të vazhdojmë të respektojmë rregullat dhe të përdorim praktikat shëndetësore që minimizojnë më shumë përhapjen e virusit.

Le të na frymëzojë motoja jonë:

LOGOS ËSHTË DRITË DHE FUQI JETE!

 

— kulogos.edu.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων