13/01/2025 13/01/2025 Sot ditën e Diel datë 12 Janar Kryepiskopin Anastas e vizitoi në spitalin “Evangjelismos” në Athinë zvkryeministrja e vendit znj. Belinda Balluku e cila u takua me Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin i cili po qëndron pranë Kryepiskopit së bashku me Ikonomin e madh të Kishës sonë Atë Harallamb Gjoka dhe Protopresviterin Atë Spiro Topanxha...
13 Ιανουαρίου, 2025 - 16:58

Mesazhe nga politikanë të vendit drejtuar Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas

Διαδώστε:
Mesazhe nga politikanë të vendit drejtuar Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas

Sot ditën e Diel datë 12 Janar Kryepiskopin Anastas e vizitoi në spitalin “Evangjelismos” në Athinë zvkryeministrja e vendit znj. Belinda Balluku e cila u takua me Episkopin e Krujës Hirësi Anastasin i cili po qëndron pranë Kryepiskopit së bashku me Ikonomin e madh të Kishës sonë Atë Harallamb Gjoka dhe Protopresviterin Atë Spiro Topanxha
Znj. Balluku u njoh nga afër me gjëndjen e Kryepiskopit dhe uroi shërim të shpejtë.
Gjithashtu edhe Kryetari i Opozitës z. Sali Berisha dërgoi mesazh drejtuar Kryepiskopit Anastas. Ja çfarë shkruan z. Berisha në faqen e tij zyrtare në Fb:
“Të dashur miq!
Fort lumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike. Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”! sb
Mesazhe dhe lutje drejtuar Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas janë bërë edhe nga politikanë, personalitete dhe qytetarë nga i gjithë vendi.

Foto: Top Channel


Radio “Ngjallja”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων