Mesazhi i Kryepiskopit Anastas në të Dielën e III të Kreshmëve – Falja e Kryqit
Fjala e Kryepiskopit Anastas në fund të Liturgjisë Hyjnore
E Diela e Katërt e Kreshmës – Marku 9:17-31
Katedralja “Ngjallja e Krishtit”, Tiranë
“Dialogu që ka na ka thënë Ungjillor Marku dhe që e ka ruajtur për ne midis atit të vuajtur dhe Zotit tonë, ruan sa herë aktualitet mjaft të fortë dhe të madh. “Nëse mundesh o Zot” – i thotë ati – “Ndihmona”,
por Zoti thekson se kjo lutje është e gabuar. Ajo që i thotë Zoti është ‘në rast se ti mundesh që të besosh, atëherë çdo gjë është e mundur për ty’. Edhe ai – ati aq shumë i vuajtuar, me një thirrje që i bën Zotit e cila ruan sa herë aktualitetin e vet – i thotë: “Besoj o Zot, ndihmomë në pabesinë time”. Ai (ati) e di se ka besë brenda tij, por brenda është dhe një hije, është dhe një vrimë e zezë aty.
Kisha jonë ruan disa lutje mjaft të shkurtra si: “Mëshiro o Zot”, “Lavdi më ty o Perëndi” etj. Mendoj që edhe kjo thirrja që bën ky ati drejt Zotit, mund që t’i shtohet lutjeve tona të shkurtra që neve kryejmë.
‘Besoj o Zot, ndihmomë në pabesinë time’.
Sa herë brenda zemrës tonë, aty ka një të çarë që vjen nga mungesa e besës, por Zoti vjen dhe shëron këto të çara që kemi brenda në shpirt dhe dëgjon këtë lutjen tonë të varfër dhe të thjeshtë që ne i drejtojmë.
“Besoj o Zot, ndihmomë në pabesinë sime”!
H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.
Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.










