24/04/2020 24/04/2020 Krishti u Ngjall! Ditët e qëndrimit tonë në karantinë, na kanë bërë të vlerësojmë dhuratat që na ka dhënë Perëndia, si: Dhuratën e lirisë, vetëm ideja që nuk je i lirë, të sjell një tronditje dhe melankoli shpirtërore. Dhuratën e shoqërisë, të marrëdhënieve dhe të komunikimit me të tjerët. «Ferri, – shprehen disa teologë, s’është...
24 Απριλίου, 2020 - 20:03
Τελευταία ενημέρωση: 24/04/2020 - 20:04

Mesazhi i Mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit Hirësisë të tij Nikolla – Pashkë 2020

Διαδώστε:
Mesazhi i Mitropolitit të Apolonisë dhe Fierit Hirësisë të tij Nikolla – Pashkë 2020

Krishti u Ngjall!

Ditët e qëndrimit tonë në karantinë, na kanë bërë të vlerësojmë dhuratat që na ka dhënë Perëndia, si:
Dhuratën e lirisë, vetëm ideja që nuk je i lirë, të sjell një tronditje dhe melankoli shpirtërore.
Dhuratën e shoqërisë, të marrëdhënieve dhe të komunikimit me të tjerët. «Ferri, – shprehen disa teologë, s’është gjë tjetër veç pamundësia për të parë dhe komunikuar me njëri-tjetrin».
Dhuratën e jetës adhuruese të Kishës. Të mos kesh mundësinë të jetosh jetën e misterit të Kishës, është baraz me një të etur që shikon burimin, por nuk mund t’a shijoj dot ujin e tij.

Së fundmi, dhuratën e jetës, pasi çdo moment rrezikohemi të prekemi nga ky virus dhe mund të humbasim jetën tonë, apo njerëzit tanë të dashur. Këtë ndjesi të dhimbshme po e përjetojnë tashmë me mijëra njerëz që kanë humbur të dashurit e tyre nga kjo pandemi.
Por, pikërisht, në këto momente të vështira dhe të dhimbshme vjen Gëzimi dhe Shpresa e Ngjalljes.

Gëzim dhe Shpresë që ka mundësi t’a mundi ketë hidhërim.
Gëzim dhe Shpresë se Zoti e mundi vdekjen.
Gëzim dhe Shpresë se ata që besojnë në Zotin e Ngjallur nuk humbasin, nuk munden, por fitojnë duke kaluar nga vdekja në jetën e përjetshme, aty ku nuk ekziston ligësia e të ligut, pushteti i të fortit dhe as arroganca e të pabesit, por vetëm mirësia, drejtësia dhe dashuria.

Kemi sigurinë se Jisu Krishti është Zoti i jetës dhe i vdekjes!
Me bekimet e Perëndisë!

Mitropoliti i Apolonisë dhe Fierit
+ Nikolla

 

— orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων