12/01/2020 12/01/2020 Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Rrënojat e Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë”, Vuno. “Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, sqaroi Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që...
12 Ιανουαρίου, 2020 - 14:09
Τελευταία ενημέρωση: 12/01/2020 - 14:10

Miratohet projekti i restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë, Vuno

Διαδώστε:
Miratohet projekti i restaurimit të Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë, Vuno

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Rrënojat e Manastirit të Shën Mërisë së Skutarasë”, Vuno.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, sqaroi Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore mirëpret çdo bashkëpunim dhe mbështetje që kontribuon në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha është monument kulture i Kategorisë së Parë dhe bën pjesë në nëngrupin e bazilikave me tavan të rrafshtë, dhe ka përmasa të brendshme 19.80 x 11.40 m.

Ajo përbëhet nga salla qendrore dhe hajati që ndodhet në pjesën perëndimore. Ajo ndahet me dy arkada mbi kolona guri, me tre nefe gjatësore.

Manastiri i Shën Spiridhonit gjendet në jug të Vunoit, dhe është kisha më e madhe e fshatit. Në një mbishkrim shkruhet se kjo kishë u rindërtua në vitin 1778 dhe u pikturua e gjitha në vitin 1784 me harxhet e shpenzimet e banoreve të fshatit.

Kisha është e tipit bazilikatë e përbëhet nga hajati i mbështetur në arkada e kolonada, nga naosi i ndarë në tre nefe, altari dhe apsida.

E gjithë kisha ruan vlerat arkitekturore dhe është e pasur me piktura murale. Pas shkatërrimit që pësoi me djegien e gjithë çatisë në vitin 1998 dhe dëmtimet që pësoi në maj të vitit 2014, u realizua restaurimi i plotë i kësaj kishe.

 

ATSH

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων