30/12/2019 30/12/2019 – I. Vata/- Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit e “Kisha e Shën Mëhillit”, Voskopojë. “Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Kisha e Shën Mëhillit u mbarua së ndërtuari...
30 Δεκεμβρίου, 2019 - 17:52

Miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë

Διαδώστε:
Miratohet projekti për restaurimin e kishës së Shën Mëhillit në Voskopojë

– I. Vata/- Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit e “Kisha e Shën Mëhillit”, Voskopojë.

“Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë të kishës”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Kisha e Shën Mëhillit u mbarua së ndërtuari më 1722, si kishë e tipit bazilikal trenefesh, me dimensione 33 x 15 x 9 m, e mbështetur në dy kolona. Dy rreshtat e kolonave ndajnë hapësirën e naosit në dy nefe anësore dhe në një qendror, të kompozuar në lartësinë e volumit të naosit. Kolonat janë të lidhura midis tyre me harqe në të dy drejtimet. Në të gjitha nefet krijohen bërthamat, mbulesat e të cilave janë kupola.

Të gjitha kupolat nuk ngjanë me njëra-tjetrën. Ndryshueshmëria paraqitet në planimetri. Në pjesën lindore absida del jashtë dhe është e trajtuar me pilastra. Narteksi ndodhet në pjesën perëndimore, nuk ndryshon shumë nga ana konstruktive në pjesët e naosit.

Narteksi është i mbështetur në kolona guri me harqe dhe kupola, por në dallim nga naosi nuk ka nefe dhe të gjitha mbulesat janë kupola me brinjë katrore në nivel për nga lartësia. Hajati mungon, është rrënuar para shumë vitesh, por sot arrijmë të lexojmë gjurmë. Në 1996 kisha u vandalizua dhe 23 piktura shenjtorësh u dëmtuan rëndë.

 

ata.gov.al

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων