13/07/2021 13/07/2021 Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, u zhvillua me gëzim dhe falenderim ndaj Perëndisë kampi ditor veror në fshatin Shelcan duke vazhduar traditën disa vjecare te kampeve. Gjatë 5-ditëve folëm rreth temës së kampit : “Liturgjia Hyjnore” ku theksuam rëndësinë e pjesmarrjes sonë fizike dhe shpirtërore në jetën adhuruese të kishës. Aktivitetet...
13 Ιουλίου, 2021 - 17:18

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit – kampi ditor veror

Διαδώστε:
Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit – kampi ditor veror

Me bekimin e Mitropolitit të Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, u zhvillua me gëzim dhe falenderim ndaj Perëndisë kampi ditor veror në fshatin Shelcan duke vazhduar traditën disa vjecare te kampeve. Gjatë 5-ditëve folëm rreth temës së kampit : “Liturgjia Hyjnore” ku theksuam rëndësinë e pjesmarrjes sonë fizike dhe shpirtërore në jetën adhuruese të kishës. Aktivitetet zbavitëse, lojërat, puna e dorës nuk munguan në kamp dhe kishin një vend të rëndësishëm në programin tonë. Kampi u përmbyll me Liturgjinë Hyjnore të zhvilluar në Kishën e Shën Nikollës drejtuar nga prifti i zonës At Pali Qosja. Fëmijët kishin përgatitur dhe një koncert festiv për të kurorëzuar bekimin që na dha Perëndia për të kaluar këtë kohë të bekuar gjatë kampit. Falenderim i veçantë shkon edhe për drejtoreshën e shkollës 9-vjecare Shelcan për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.

Lavdi Perëndisë për të gjitha!

 

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων