03/04/2020 03/04/2020 “Nuk do ta shkatёrroj pёr hir tё tё dhjetёve” (Zan.18:32). Të dashur besimtarё! Ngjarjet qё po jetojmё kohёt e fundit, zjarret masive, tёrmetet e fuqishme nё vende tё ndryshme dhe tani sё fundmi pёrhapja e virusit Covid-19 nё gjithё botёn, ka bёrё qё tё dёgjohen shumё zёra se po jetojmё nё njё kohё dhe periudhё...
03 Απριλίου, 2020 - 13:32

Mitropoliti i Apollonisё dhe Fierit: ‘Le tё kemi, tё dashur besimtarё, guximin e Abrahamit, dhe le tё kёrkojmё me kёmbëngulje dhe durim qё Zoti tё zgjasё dorёn e Tij njeridashёse mbi tё gjithё ne.’

Διαδώστε:
Mitropoliti i Apollonisё dhe Fierit: ‘Le tё kemi, tё dashur besimtarё, guximin e Abrahamit, dhe le tё kёrkojmё me kёmbëngulje dhe durim qё Zoti tё zgjasё dorёn e Tij njeridashёse mbi tё gjithё ne.’

“Nuk do ta shkatёrroj pёr hir tё tё dhjetёve” (Zan.18:32).

Të dashur besimtarё!

Ngjarjet qё po jetojmё kohёt e fundit, zjarret masive, tёrmetet e fuqishme nё vende tё ndryshme dhe tani sё fundmi pёrhapja e virusit Covid-19 nё gjithё botёn, ka bёrё qё tё dёgjohen shumё zёra se po jetojmё nё njё kohё dhe periudhё apokaliptike.

Sado tё vёshtira dhe tё dhimbshme tё jenё kёto ditё, ndonёse Zoti Krisht nё mёsimet e Tij na ka bёrё tё ditur se askush nuk e di kur Ai do tё vijё pёrsёri me lavdi; “Tani sa pёr atё ditё dhe pёr atё orё, askush s’e di, as engjёjt e qiejve, por vetёm Ati im” (Mt.24:36), pёrsёri ne kemi shpresё dhe siguri tё madhe nё njeridashjen e Perёndisё tonё.

Fragmenti nga leximi i sotёm nё librin e Zanafillёs 18:20-33 na siguron pёr kёtё shpresё. Nё kёtё pjesё tё Shkrimit tё Shenjtё na tregohet sesi Zoti i zbulon Abrahamit se ka zbritur tё shoh paudhёsinё e dy qyteteve, tё Sodomёs dhe Gomorёs dhe nёse ёshtё e vёrtetё “britma e mёkatit qё ka arritur te Ai”, ka pёr tё shkatёrruar kёto dy qytete.

Abrahami si mik i Zotit merr guximin dhe i thotё qё tё mos i shkatёrrojё kёto dy qytete pёr hir tё tё drejtёve qё mund tё banojnё nё to. Edhe kur Abrahami, nga 50 tё drejtё, përmend 45, 30, 20 deri nё dhjetё banorё, Zoti i premton se: “nuk do t’i shkatёrroj pёr hir tё tё dhjetёve” qytetet. Pra Perёndia nuk do t’i shkatёrronte kёto qytete nёse nё to do tё gjendeshin akoma edhe dhjetё njerёz tё drejtё. Por fatkeqёsisht nё kёtё rast qyteti u shkatёrrua, sepse nё tё u gjendёn vetёm katёr persona, Loti, gruaja e tij dhe dy vajzat e tij si tё drejtё.

E pёrmendim kёtё ngjarje, duke e lidhur me situatёn e sotme, jo qё tё dёshpёrohemi, por pёrkundrazi, tё kemi shpresё tё madhe sepse ne besojmё se nё qytetin tonё, nё vendin tonё, nё botёn tonё, ka me dhjetra, me qindra dhe mijёra njerёz tё drejtё tё besёs. Dhe Zoti nuk do ta shkatёrrojё qytetin, vendin dhe botёn tonё, pёr hir tё kёtyre njerёzve tё drejtё shpresёtarё.

Nuk duhet tё plogёshtohemi, si profeti Ilia qё thoshte: “kam mbetur vetёm unё dhe ata kёrkojnё tё mё vrasin” (3Mb.19:10), se jemi tё vetёm nё kёto ngjarje tё vёshtira qё po kalojmё, por le tё kemi guxim dhe shpresё nё fjalёn e Zotit, “kam njё tepricё prej shtatё mijё njerëzish” (3Mb.19:18).

Sigurisht nuk ulim vigjёlencёn dhe nuk harrojmё fjalёt e Shpёtimtarit; “rrini zgjuar” (Mt.24:42), “jini gati” (Mt.24:44), por edhe kemi sigurinё që me Perёndinë, pёr hir tё besimit tё njerёzve tё drejtё, do ta kalojmё edhe kёtё situatё. Lusim Zotin qё tё kalojmё sa mё lehtё dhe me sa mё pak dhimbje.

Le tё kemi, tё dashur besimtarё, guximin e Abrahamit, dhe le tё kёrkojmё me kёmbëngulje dhe durim qё Zoti tё zgjasё dorёn e Tij njeridashёse mbi tё gjithё ne.

Kurajo, pra, se asgjё “nuk do tё mund tё na ndajё nga dashuria e Perёndisё qё ёshtё nё Jisu Krishtin, Zotin tonё” (Rom.8:39).

Perёndia ju bekoftё!
Mitropoliti i Apollonisё dhe Fierit
+Nikolla

 

facebook.com/MitropoliaFier

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων