15/03/2020 15/03/2020 Të dashur besimtarë, po jetojmë në një kohë të vështirë, për shkak të virusit që është përhapur. Të gjithë po vuajmë pasojat e kësaj vështirësie, të kësaj sëmundjeje. Por cfarë po bën kisha përball kësaj situate? Ju tashmë e dini vendimin që ka marr Sinodi i Shenjtë që të kontribuojmë dhe në mos përhapjen e...
15 Μαρτίου, 2020 - 18:35
Τελευταία ενημέρωση: 15/03/2020 - 18:36

Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, Imzot Nikolla , predikim i mbajtur në Katedralen e Shën Gjergjit në Fier, në të Dielën e Dytë të Kreshmëve të Mëdha

Διαδώστε:
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit, Hirësia i Tij, Imzot Nikolla , predikim i mbajtur në Katedralen e Shën Gjergjit në Fier, në të Dielën e Dytë të Kreshmëve të Mëdha

Të dashur besimtarë, po jetojmë në një kohë të vështirë, për shkak të virusit që është përhapur. Të gjithë po vuajmë pasojat e kësaj vështirësie, të kësaj sëmundjeje. Por cfarë po bën kisha përball kësaj situate?
Ju tashmë e dini vendimin që ka marr Sinodi i Shenjtë që të kontribuojmë dhe në mos përhapjen e këtij virus: Kemi ndërprerë të gjitha shërbesat e tjera, Mëngjesoren, Mbrëmësorem, Himnin Akathist, akoma dhe Meshën e Parashenjtëruar deri ne 3 Prill. Kemi vendosur që të kryejmë vetëm “Liturgjinë Hyjnore” dhe në Të do të marrin do të pjesë vetëm ata që nuk kanë vështirësi në shëndetin e tyre. Fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë të sëmurë me sëmundje kronike i këshillojmë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Ne nuk mund të ndërpresim “Liturgjinë Hyjnore”, sepse është burimi i Jetës, është vetë Jeta. Është si të themi që duhet ti mbyllim spitalet sepse kemi frikë se mund të përhapim virusin. Jo nuk mund ta bëjmë këtë sepse spitalet i duam për tu mjekuar, edhe kisha është spital për të mjekuar shpirtin dhe trupat tanë, prandaj me shumë kujdes, duke zbatuar kushtet e tjera higjenike, do të zhvillojme “Liturgjinë Hyjnore”.

Nuk e di sesi brenda planit të Zotit sot është një pjesë e ungjillit, e cila ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vështirësinë që ne jetojmë. Pjesa e ungjillit të sotëm na flet për një të paralizuar që e morën katër persona, e zbritën nga catia , pikërisht për ta cuar në këmbët e Zotit dhe i thanë ta shëronte. Zoti ynë Jisu Krisht i tha:- “Mëkatet e tua të janë falur” dhe më pas, “ngrihu mer shtratin tënd dhe ecë”. Cili është mësimi i madh që na jep kisha nëpërmjet kësaj ngjarjeje? Shumë njerëz i dëgjojmë që flasin për arsye të ndryshme dhe pasoja të ndryshme që ka ardhur kjo sëmundje. Na thonë për masat që duhet të marim, dhe me të vërtet duhet ti respektojmë të gjithë, por nuk na japin arsyen kryesore të sëmundjes, të sëmundjeve të tjera, sëmundjeve tonat, të vdekjes tonë. Zoti i tha të sëmurit “Mëkat e tua të janë falur”. Kjo është gjëja e parë që thotë dhe ne kuptojmë që arsyeja e këtyre vështirësive që jetojmë në jetën tonë, e sëmundjes dhe e vdekjes, është për shkak të mëkatit tonë, për shkak se ne jemi larguar nga Zoti. Kisha na fton dhe thotë në këtë periudhë, këtë që nuk mund ta thojë dikush tjetër, që duhet të pendohemi. Duhet të pendohemi për mëkatet tona, të kërkojmë falje për mëkatet tona. Të kërkojmë falje njëri- tjetrit dhe Zotit për mëkatet tona dhe ndoshta Perëndia duke dëgjuar faljet tona, duke parë pendimin tonë, do të na flasi dhe ne do të dëgjojmë zërin e Zotit “ Mëkatet e tua të janë falur, je i shëruar”. Pra këtë gjë që e thotë Krishti, këtë të fillojmë ta bëjmë dhe ne.

Neve besimtarët ftohemi të jemi si ata burrat, të cilët mbajtën atë të sëmurin dhe e cuan te këmbët e Krishtit, kështu dhe ne le të marim vendin tonë, gjithë njerëzimin, gjithë botën, ta cojmë në këmbët e Krishtit. Ti kërkojmë Krishtit “ Falna o Zot mëkatet tona, falna paudhësitë tona, ki mëshirë për ne, hidh syrin tënd mbi ne, me dhembshurinë tënde dhe shëroji sëmundjet tona edhe na jep shëndet të shpirtit dhe të trupit”. Edhe ndoshta Zoti do të na i dëgjojë lutjet tona dhe do të na thojë “ Ngrihu, janë falur mëkatet e tua, ecë dhe ji i shëndoshë”.

Në këtë periudhë, gjithë ne ftohemi të vazhdojmë lutjet tona, ta shtojmë përpjekjen tonë të respektojmë udhëzimet që na vijnë nga Ministria e Shëndetit. Të lutemi që qeveritarët, pushtetarët, ata që kanë përgjegjësi për të marrë vendimet në këtë situate të vështirë, të marrin vendimet e duhura dhe ne të gjithë duhet t’iu bindemi vendimeve të tyre.
Mos ta humbasim shpresën, mos ta humbasim besimin dhe Zoti do të na shpëtojë.

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων