06/05/2020 06/05/2020 Krishti u Ngjall! “Atë vetëm adhurojmë dhe i shërbejmë”! Gëzimit të Ngjalljes që po përjetojmë këto ditë pas Pashkës, të dashur besimtarë, i shtohet lajmi i mirë i rasteve të pakta të të infektuarve nga Covid-19, si edhe të daljes graduale nga karantina. Por, jo të gjithë vendet e tjera të prekura nga kjo pandemi,...
06 Μαΐου, 2020 - 15:00

Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Nikolla: “Atë vetëm adhurojmë dhe i shërbejmë”!

Διαδώστε:
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit Nikolla: “Atë vetëm adhurojmë dhe i shërbejmë”!

Krishti u Ngjall!

“Atë vetëm adhurojmë dhe i shërbejmë”!

Gëzimit të Ngjalljes që po përjetojmë këto ditë pas Pashkës, të dashur besimtarë, i shtohet lajmi i mirë i rasteve të pakta të të infektuarve nga Covid-19, si edhe të daljes graduale nga karantina.
Por, jo të gjithë vendet e tjera të prekura nga kjo pandemi, jane në të njëjtën situatë me vendin tonë, kështu numri i të infekuarve në gjithë botën ka arritur në 3.327.246 dhe ai i të vdekurve (që për ne është fjetje) ka vajtur në 234.702 persona.

Në numrin e të infektuarve dhe atyre që kanë ndërruar jetë numërohen shumë raste të klerikëve dhe besimtarëve të krishterë orthodhoksë. Në të tilla raste dikush mund të ngrejë pyetjen; ku është Zoti ynë? Pse nuk i shpëtoi Ai këta klerikë dhe besimtarë? Përgjigjjen e kësaj pyetje, si edhe të shumë pyetjeve të tjera, e gjejmë në Shkrimin e Shenjtë.

Në Dhitatën e Vjetër tregohet historia me “Tre djemtë e shenjtë që u hodhën në furrën e zjarrtë”. Kur mbreti i Babilonisë i kërcënoi këta tre djemtë duke ju thënë; “në rast se nuk do të adhuronin figurën e artë dhe nuk do t’i shërbenin perëndive të tij… do t’i hidhte në mes të një furre të ndezur; dhe cila do të ishte ajo perëndi që do t’i shpëtonte nga duart e tij” (Dan.3:14-15).

Edhe të tre djemtë ju përgjigjën mbretit; “Ja Perëndia ynë, të cilit i shërbejmë është në gjendje të na çlirojë nga furra e ndezur, dhe nga dora jote, o mbret. Por edhe sikur të mos e bënte, dije o mbret, që nuk do t’u shërbejmë perëndive të tua dhe nuk do të adhurojmë figurën e artë që ti ke ngritur” (Dan.3:17-18).

Kjo është edhe përgjigjja jonë; ne besojmë se Zoti, Perëndia ynë, mund të na shpëtojë nga rreziku i këtij virusi; e dimë se Ai ka mundësinë, ka fuqinë dhe ka pushtetin për ta bërë diçka të tillë; por edhe nëse do që të prekemi nga ky virus apo edhe të dimë se do të vdesim prej tij, përsëri ne do të besojmë dhe do të adhurojmë Atë, të Vetmin Perëndi dhe Birin e Tij të Vetëmlindur, të Cilin e dërgoi në botë dhe flijoi për ne.

Po, vërtetë te Ai vetëm mëkatojmë, por Atë vetëm adhurojmë dhe i shërbejmë!
Fjalët e Apostull Pavlit; “të jetuarit është Krishti dhe të vdekurit është fitim” (Filp.1:21), na japin guxim dhe kurajo sot dhe në cdo situatë të vështirë të jetës sonë.

Me dashurinë e Krishtit,
Mitropoliti i Apollonisë dhe Fierit
+Nikolla

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων