16/09/2019 16/09/2019 -E diel, 15 shtator 2019 Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës. Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andoni këtë të dielë Liturgjin Hyjnore e zhvilloj në famullinë e Shën Athanasit, Elbasan. Bashk meshuan At Gjergji Trebicka, At Petro Halili dhe dhjakon Spiro Peci. – Leximet biblike. APOSTULLI – Galatianëve 216-20....
16 Σεπτεμβρίου, 2019 - 15:23

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andoni këtë të dielë Liturgjin Hyjnore e zhvilloj në famullinë e Shën Athanasit, Elbasan. Bashk meshuan At Gjergji Trebicka, At Petro Halili dhe dhjakon Spiro Peci.

Διαδώστε:
Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andoni këtë të dielë Liturgjin Hyjnore e zhvilloj në famullinë e Shën Athanasit, Elbasan. Bashk meshuan At Gjergji Trebicka, At Petro Halili dhe dhjakon Spiro Peci.

-E diel, 15 shtator 2019

Dëshmor Nikita Goti. Oshënar Visarioni i Larisës. Josifi i Timishoarës.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit imzot Andoni këtë të dielë Liturgjin Hyjnore e zhvilloj në famullinë e Shën Athanasit, Elbasan. Bashk meshuan At Gjergji Trebicka, At Petro Halili dhe dhjakon Spiro Peci.

– Leximet biblike.

APOSTULLI – Galatianëve 216-20.

Duke ditur se nuk drejtësohet njeriu prej veprash ligji, veçse me anë të besimit të Jisu Krishtit, edhe ne i besuam Krishtit Jisu, që të drejtësohemi prej besimit të Krishtit, dhe jo prej veprave të ligjit; sepse asnjë mish nuk do të drejtësohet prej veprave të ligjit. Po në qoftë se duke kërkuar të drejtësohemi në Krishtin, u gjetëm edhe ne mëkatarë, atëherë Krishti qenka shërbëtor i mëkatit Larg qoftë!

Sepse nëse ndërtoj përsëri ato që prisha, bëj veten time shkelës. Sepse unë me anë të ligjit vdiqa në ligj, që të rroj në Perëndinë. Bashkë me Krishtin u kryqëzova; edhe s’rroj më unë, po Krishti rron tek unë; edhe ajo që rroj unë tani në mish, rroj në besimin e Birit të Perëndisë, i cili më deshi edhe dha veten e tij për mua.

* * * * *

UNGJILLI – Marku 8:34-9:1.

Edhe si thirri pranë turmën bashkë me nxënësit e tij, u tha atyre: Kush të dojë të vijë pas meje, le të mohojë veten e tij, edhe le të ngrejë kryqin e tij, edhe le të më vijë pas. Sepse kush të dojë të shpëtojë jetën e tij, do ta humbasë; po kush të humbasë jetën e tij për hirin tim dhe të ungjillit, ky do ta shpëtojë.

Sepse ç’dobi do të ketë njeriu, në fitoftë gjithë botën, edhe të dëmtojë shpirtin e tij? Apo ç’do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të tij? Sepse cilitdo që t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në këtë brez kurorë shkelës e mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit të tij bashkë me engjëjt e shenjtë.

Edhe u thoshte atyre: Me të vërtetë po ju them juve, se janë disa prej këtyre që rrinë këtu, që nuk do të ngjërojnë vdekje, deri sa të shohin mbretërinë e Perëndisë të ardhur me fuqi.

 


H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων