21/03/2021 21/03/2021 Të dashur besimtarë në litaninë e ikonave që do të zhvillojmë sot, siç është traditë në fund të Liturgjisë Hyjnore, ndër të tjera do të themi: “ Predukuesit e respektueshmërisë për lavdinë dhe nderin e kësaj respektueshmërie, për të cilën luftuan në mënyrë vëllazërore dhe me dëshirë tek Ati, i famëzojmë dhe themi, mbrojtësit e...
21 Μαρτίου, 2021 - 19:33
Τελευταία ενημέρωση: 21/03/2021 - 22:37

“Mos të kemi frikë nga çfarë do të sjellë dhe do të lejojë Zoti në jetën tonë”!

Διαδώστε:
“Mos të kemi frikë nga çfarë do të sjellë dhe do të lejojë Zoti në jetën tonë”!

Të dashur besimtarë në litaninë e ikonave që do të zhvillojmë sot, siç është traditë në fund të Liturgjisë Hyjnore, ndër të tjera do të themi: “ Predukuesit e respektueshmërisë për lavdinë dhe nderin e kësaj respektueshmërie, për të cilën luftuan në mënyrë vëllazërore dhe me dëshirë tek Ati, i famëzojmë dhe themi, mbrojtësit e orthodhoksisë, mbrojtësit e respektueshmërisë, shenjtorët, patrikët, episkopët, mësuesit, martirët, konfesorët,i përjetëshëm kujtimi.”

Kisha pra tregon mirënjohjen e saj për të gjithë sa kujtuam pak më parë, që në shekujt mbrojtën dhe ruajtën të vërtetën e besimit tonë. Por, Kisha vazhdon të jetoi. Kisha vazhdimisht ka nevojë që ta mbrojë dhe ta ruajë këtë të vërtetë dhe ka nevojë ta shpërndajë këtë të vërtetë dhe ky është edhe misioni i saj, të shpërndajë të vërtetën të cilën ajo ruan.

Kur themi një përgjegjësi Kishës, nuk nënkuptojmë që është një përgjegjësi e vetëm episkopëve, e klerikëve dhe e teologëve, por është një përgjegjësi e të gjithë të krishterëve orthodhoksë. Të gjithë ata që janë pagëzuar dhe janë anëtar të Kishës së shenjtë të Krishtit, ata kanë përgjegjësi të ruajnë dhe të përçojnë të vërtetat e besimit tonë.

Kaluam të dashur besimtarë një vit goxha të vështirë për shkak të pandemisë. Lë të sjellim në mendjen tonë kohën kur u vendosëm në periudhën e karantinës. Ishte me të vërtet e vështirë kjo situat për shkak se kishte edhe shumë të panjohura. Askush nuk dinte se çfarë ishte kjo sëmundje dhe se si do të vazhdonte ecuria e saj. Gjërat nuk ishin aq të lehta, veç dëmit ekonomik, social, shoqëror, shpirtëror, vështirësi më e madhe ishte se shumë nga ne do ta kalonin vetë, personalisht këtë sëmundje. Shumë të tjerë kanë pasur dhe do të kenë të afërmit e tyre që do të kalojnë këtë sëmundje. Disa prej nesh kanë pasur njerëz të afërm të cilët vdiqën për shkak të kësaj pandemie. Situata vazhdon të jetë e vështirë, megjithëse duket pak dritë.

Por pavarsisht këtyre kemi një merak më të madh për të gjitha këto që thamë pak më parë. Kush është ky merak?

Meraku më i madh është se mos ndoshta kjo pandemi bëhet shkak që ne të largohemi nga jeta e misterit të Kishës, të largohemi nga jeta jonë me Zotin. Kjo do të jetë pastaj shumë tragjike, për ne dhe për shpëtimin tonë. Ne po vazhdojmë të kalojmë një sprovë. Dashur pa dashur kjo është një sprovë e besimit.

Dikush po bisedonte me një mikun e tij dhe i tha që një ai afërmi tij kishte ndërruar jetë. Miku i tha: “ Perëndia ta fal”. Në këtë fjalë përmblidhet gjithçka. Kjo sëmundje pandemie ndoshta një kohë do të mbarojë, por një sëmundje tjetër do të shfaqet. Ndoshta ne e kaluam sëmundjen por ndoshta mund ta kalojmë përsëri. Ndoshta ne i shpëtuam vdekjes, por nuk i kemi shpëtuar përgjithmonë vdekjes. Në një ditë të ardhme të afërt ose të largët, do të kalojmë në jetën tjetër. Ajo që mbetet e rëndësishme është si do të jetë marrëdhënia jonë me Zotin.

Për njerëzit që kanë ndërruar jetë nga kjo sëmundje, pavarsisht se është një dhimbje shumë e madhe, është diçka tragjike vdeka, të gjithë do të kalojmë një ditë nëpërmjet këtij misteri. Përsëri pavarsisht këtyre, meraku më i madh është si do të ballafaqohet ai person me Zotin? Meraku më i madh nuk është se nuk u sëmurëm tani, apo se i shpëtuam vdekjes tani, sepse një ditë kjo do të ndodhë, do të shfaqemi përpara Zotit, por frika më e madhe është si do të shfaqemi ne përpara Zotit?

Le të mos ta lëmë këtë periudhë të vështirë që po kalojmë që të ftohen marrdhëniet tona me Zotin, me jetën e mistershme të Kishës. Le te mos lejojmë jo vetëm këtë, por çdo lloj vështirësie që ndodh në jetën tonë, që të bëhet shkak që ne të largohemi nga besimi ynë.

Ne jo vetem kemi përgjegjësi ta ruajmë këtë besim, por edhe ta transmetojmë këtë besim tek të tjerët. Kjo është përgjegjësia jonë, e secilit prej nesh. Ne që jemi anëtarë të Kishës ta ruajmë të vërtetën. Me mirënjohje kujtojmë sot ata që ruajtën dhe na e përçuan besimin tonë deri më sot, por kemi përgjegjësi ne tani që ta ruajmë dhe t`ua mësojmë brezave të ardhshëm.

Shumë nga ne ijemi kthyer jetës së përditshme si një jetë e zakonshme, shkojmë në punë, fëmijët më të vegjel shkojnë në shkollë, bëjmë pazaret, shkojmë të festojmë. Bëjmë shumë gjera dhe patjetër që i bëjmë me shumë kujdes, pse mos të vijmë edhe në Kishë që të ruajmë marrdhënien tonë më Zotin? Gjithmon ashtu siç e themi vazhdimisht, të vijmë dhe të bëjmë kujdes. Ju bëjmë thirrje të ruani marrdhënien tuaj me Kishën dhe jo të kemi frikë, por të kemi kujdes. Të vijmë në Kishë në mënyrë që të mos ftohen marrdhënia jonë me Zotit, sepse kjo do të jetë shumë tragjike për vazhdimësinë, për jetën tonë, për brezat që do të vijnë.

Thirrja që na bën Kisha është një përgjegjësi për secilin prej nesh, të ruajmë si thesarin ë të çmuar që na ka dhënë Zoti, besimin tonë.

Mos të kemi frikë çfarëdo gjëje të sjellë dhe të lejojë Zoti në jetën tonë, ne duhet ti pranojmë dhe ti përballojmë me qetësi. Këto janë sprova që ne na dërgon Zoti jo që të largohemi prej Tij, por ta forcojmë akoma më tepër marrdhënien tonë me Zotin.

Apostull Pavli na thotë diçka shumë të bukur : “ Unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as ëngjëjt, asgjë e tanishme, as ato që do të vijnë, as pushtetet, as forcat ëngjëllore, as forcat e botes, as të nëndheshmet, asnjë krijesë tjetër nuk mund të na ndajë dot nga dashuria e Perëndisë që na u tregua nëpërmjet Zotit tonë Jisu Krisht” (Rom. 8:38-39). Amin!

Nga predikimi i Mitropolitit të Apollonisë & Fierit, +Nikolla, E Diela e Orthodhoksisë, dt. 21/03/2021

 

facebook.com/MitropoliaFier

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων