27/05/2020 27/05/2020 Gjatë muajit maj 2020, Zyra “Shërbimi i Dashurisë” (Diakonia Agapes), e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndihmoi 56 familje të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, me pako ushqimore, me materiale për higjienën, si edhe me artikuj të tjerë. Kjo u bë e mundur me mbështetjen financiare të International Orthodox Christian Charities (IOCC) dhe...
27 Μαΐου, 2020 - 14:19
Τελευταία ενημέρωση: 27/05/2020 - 14:20

Ndihma për familjet e goditura nga tërmeti nga Diakonia Agapes

Διαδώστε:
Ndihma për familjet e goditura nga tërmeti nga Diakonia Agapes

Gjatë muajit maj 2020, Zyra “Shërbimi i Dashurisë” (Diakonia Agapes), e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ndihmoi 56 familje të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, me pako ushqimore, me materiale për higjienën, si edhe me artikuj të tjerë. Kjo u bë e mundur me mbështetjen financiare të International Orthodox Christian Charities (IOCC) dhe Global Giving.

Familjet ishin të shpërndara në Tiranë (Pezë, Baldushk dhe Njësia nr. 11), Durrës (Rrushkull, Spitallë e Durrës) dhe Belsh, ku shumica e tyre jetojnë akoma në çadra. Kështu, u ndihmuan në total rreth 250 persona me artikuj bazë ushqimore e higjenikë, soba druri, batanije e çarçafë etj. Familjet dhe nevojat e tyre u identifikuan në bashkëpunim me bashkitë dhe njësitë administrative, si dhe me Kishën Orthodhokse në Durrës.

 

 

 

— orthodoxalbania.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων