28/08/2019 28/08/2019   Sipas raportimeve të Basilica News Agency, muajin e kaluar u bë ceremonia e shenjtërimit të kishës kushtuar shën Pais Athonitit, një ndër shenjtorët më të mëdhenj të shek. XXI. Kisha ndodhet në Malin e Shejtë (Athos) dhe i përket një komuniteti rumun murgjish. Ndërtimet filluan që në vitin 2015 dhe 2 vite më vonë...
28 Αυγούστου, 2019 - 13:31
Τελευταία ενημέρωση: 28/08/2019 - 16:48

Në Malin e Shenjtë ndërtohet një kishë rumune kushtuar shën Paisit

Διαδώστε:
Në Malin e Shenjtë ndërtohet një kishë rumune kushtuar shën Paisit

 

Sipas raportimeve të Basilica News Agency, muajin e kaluar u bë ceremonia e shenjtërimit të kishës kushtuar shën Pais Athonitit, një ndër shenjtorët më të mëdhenj të shek. XXI. Kisha ndodhet në Malin e Shejtë (Athos) dhe i përket një komuniteti rumun murgjish.

Ndërtimet filluan që në vitin 2015 dhe 2 vite më vonë filloi pikturimi i ikonave. Më 25 Korrik të këtij viti, datë e cila përkon edhe me të kremten e shenjtorit sipas kalendarit Julian, u bë shenjtërimi i kishës nga Mitropoliti Pavël i Dramas i Kishës Orthodhokse të Greqisë.

Atë Paisi i skitës së Ungjillëzimit, ku u ndërtua kisha, pohoi se përzgjedhja e shën Paisit nuk ishte aspak rastësore. “U vendos që kisha t’i kushtohej pikërisht këtij shenjtori, pasi për nga linja shpirtërore, ne mund të quhemi nipërit e shën Pais Agjioritit. Jerondi i skitit, Hieromonak Ștefan Nuţescu është bir shpirtëror i atit të shenjtë Isak të Libanit, i cili ishte një ndër nxënësit më të afërt të shenjtit.”- shpjegoi ai.

Vëllazëria e skitit rumun ka tashmë përgjegjësinë të ecë denjësisht në hapat e jetës dhe të mësimeve të shën Paisit, të cilat janë bërë të njohura për ta falë përkthimit të rreth 20 vëllimeve të shenjtit nga gjuha greke.

“Mesa jemi në dijeni, kjo është kisha e tretë që ndërtohet në Malin Athos në nder të këtij shenjtori”- shtoi gjithashtu atë Paisi. Kisha e parë kushtuar atij, e ndërtuar në Kapsala, u shenjtërua në fillim të këtij viti nga Hirësia e tij, Mitropoliti Pandeleimon i Ksanthit.

 

radiongjallja.org

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων