01/07/2022 01/07/2022 Ditën e mërkurë, datë 29.06.2022, në Qendrën Kulturore, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u organizua Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Protagonistët”, në praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Pr.Dr. Anastasit. Merrnin pjesë edhe drejtori i Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, prindër të maturantëve, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë. Kjo...
01 Ιουλίου, 2022 - 15:53

në Qendrën Kulturore, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u organizua Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Protagonistët”, në praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Pr.Dr. Anastasit.

Διαδώστε:
në Qendrën Kulturore, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u organizua Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Protagonistët”, në praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Pr.Dr. Anastasit.

Ditën e mërkurë, datë 29.06.2022, në Qendrën Kulturore, pranë Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, u organizua Ceremonia e Diplomimit të maturantëve të gjimnazit “Protagonistët”, në praninë e Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Pr.Dr. Anastasit.
Merrnin pjesë edhe drejtori i Fondacionit “Fryma e Dashurisë”, prindër të maturantëve, mësues, nxënës dhe të ftuar të tjerë.
Kjo mbrëmje ishte shumë emocionuese dhe mbresëlënëse, ku drejtues, nxënës, mësues dhe prindër përshëndetën arritjet e gjimnazit “Protagonistët” në vite.
Në fjalën e tij të hapjes, drejtori i shkollës z.Gentian Stefan Dedja, mbasi përshëndeti Fortlumturinë e Tij, Anastasin dhe pjesëmarrësit në këtë ceremoni, theksoi se të gjithë jemi të përfshirë nga emocionet:
Prindërit të emocionuar me gëzimin se para syve të tyre ndodhet një i rritur, kurse mësuesit me kënaqësinë e plotësimit akademik dhe edukativ të tre viteve, ndërsa maturantët të mbushur me gëzim për përfundimin me sukses të ciklit shkollor.
Ju po largoheni nga një institucion arsimor, theksoi ai, por mos harroni të jeni të thjeshtë, mbasi thjeshtësia do t’ju nderojë kudo që të jeni, dhe nëse do ta keni këtë cilësi do të jetë virtyt.
Shkolla ju ka mësuar të përpiqeni të jeni të vërtetë, prandaj mos kini frikë të jeni të vërtetë!
Më pas nxënës të shkollës sollën kujtime të bukura nga jeta e gjimnazit, duke shprehur me shumë emocion dhe mallëngjim këto çaste të paharruara të ndarjes nga shkolla dhe njëri – tjetri.
Mbas një videomesazhi të përgatitur nga maturantët, mes duartrokitjesh e mori fjalën për të përshëndetur të pranishmit nëndrejtoresha e gjimnazit znj.Ilda Gjino, e cila e kryen këtë detyrë me përkushtim dhe profesionalizëm, që nga viti shkollor 2014 – 2015, me maturën e parë dhe deri sot, me rezultate gjithmonë në rritje si nga ana sasiore dhe ajo cilësore.
Urimi i parë në këtë ceremoni, theksoi ajo, shkon për Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Pr.Dr. Anastasin, me kontribut të ndjeshëm në ngritjen e shumë institucioneve arsimore kudo në Shqipëri për mësimin dhe edukimin e të rinjve, me shpresë dhe dashuri, ku spikat shpirti i tij krijues dhe dashamirës!
“I nderuar Fortlumturi, jemi krenarë për emrin që ju na dhuruat për shkollën tonë, “Protagonistët” dhe Ju sigurojmë se me punën tonë të palodhur dhe përkushtim, do ta meritojmë këtë emër si dhuratën Tuaj më të çmuar.
Të dashur maturantë të gjimnazit “Protagonistët” qofshi përjetë të lumtur, dhe të suksesshëm, me zemër të mbushur plot gëzim, të vlefshëm për familjet tuaja dhe për shoqërinë, qytetarë të denjë për të ardhmen.
E paçi të lehtë fluturimin tuaj në rrugën e dijes nisur nga foleza juaj e dashur, gjimnazi “Protagonistët”, të cilit do t’i mungoni shumë. Ju siguroj në emër të Drejtorisë dhe të mësuesve të shkollës, se do t’ju kujtojmë gjithmonë me mall dhe do t’ju presim me shumë dashuri!
Ne jemi krenarë për arritjet tuaja në provimet e Maturës Shtetërore. Ju jeni matura e 8-të e gjimnazit tonë, 7 herë më e madhe në numër se matura e parë, të gjitha me kalueshmëri 100%, por me rezultate shumë të mira nga ana cilësore:
Në Anglisht nga 67 maturantë janë vlerësuar 52 me notën 10, me notë mesatare 9.5, tre nxënës vlerësuar me notën 10.00
Në Letërsi: Notë mesatare 8.7, vlerësuar me notën 10 → 10 nxënës.
Në Matematikë: Notë mesatare 8.6, vlerësuar me notën 10 → 32 nxënës nga të cilët 2 nxënës me 10.00
Në Lëndët me Zgjedhje: Notë mesatare 9, vlerësuar me notën 10 → 31 nxënës nga të cilët 2 nxënës me 10.00
Mirënjohje dhe falenderim i veçantë për mësuesit e maturës!
Këto rezultate do të shërbejnë si argëtim për punën tonë në të ardhmen, për rezultate gjithmonë në rritje në procesin mësimor!
Le të festojmë së bashku në këtë mbrëmje plot gëzim, emocion dhe mallëngjim.
Protagonistë!
Jeni më të mirët!
Ju duam shumë!” – theksoi nëndrejtorja e shkollës.
Në vazhdim e mori fjalën për të përshëndetur znj. Anisa Duka përfaqësuese e Universitetit Logos, e cila e vuri theksin në bashkëpunimin e ngushtë midis dy institucioneve arsimore, për sigurimin e suksesit në procesin mësimor – edukativ të gjimnazit “Protagonistët”.
Nga prindër të nxënësve maturantë, që përshëndetën këtë takim, u vu theksi tek përkushtimi i stafit mësimor për edukimin dhe mësimin e fëmijëve të tyre, duke shprehur respekt dhe falenderim për punën e bërë në vite dhe duke siguruar se ky bashkëpunim do të jetë i pandërprerë në të ardhmen.
Mes ovacionesh dhe duartrokitjesh e mori fjalën për të përshëndetur Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas, i cili veç të tjerash e vuri theksin tek edukimi i brezit të ri me frymë dashurie, për të qenë gjithmonë realistë dhe të vërtetë!
Mbas përshëndetjes së tij të përzemërt, Ai dhuroi për të gjithë maturantët librin e tij “Në Shqipëri Kryq dhe Ngjallje”, dhe ndau çertifikata mirënjohjeje.
Në përfundim të këtij takimi emocionues dhe shumë mallëngjyes, u bënë fotografi mes të pranishmëve, nxënës, mësues, prindër dhe të ftuar.
Udhëtim të mbarë maturantë dhe sipas porosisë nga kryebariu ynë të mos harrojmë që s’ka arritje më të madhe sesa të mësojmë që Perëndia është Dashuri, dhe ai që qëndron në Dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të.

Ilda Gjino
Nëndrejtore e gjimnazit “Protagonistët”, Tiranë

Fondacioni “Fryma e Dashurisë”

H αναδημοσίευση του παραπάνω άρθρου ή μέρους του επιτρέπεται μόνο αν αναφέρεται ως πηγή το ORTHODOXIANEWSAGENCY.GR με ενεργό σύνδεσμο στην εν λόγω καταχώρηση.

google-news Ακολούθησε το ORTHODOXIANEWSAGENCY.gr στο Google News και μάθε πρώτος όλες τις ειδήσεις.

Διαδώστε:
Ροή Ειδήσεων